TIRANE - Artan Lame është i dëshpëruar pas përpalljes me lajmin që monumentet ligjërisht do të jepen me koncesion. Urdhëresa e firmosur nga Visar Zhiti u botua në fletoren zyrtare, më 3 maj 2013. Në të parashikohen madje deri në detaje çmimet me të cilat do të jepen monumentet e kulturës, që nga kalatë, amfiteatrot, shtëpitë monument kulture, e dhjetëra objekte të tjera të trashëgimisë.
Pasi e ka lexuar këtë urdhëresë të ministrit të ri të Kulturës Visar Zhiti, Artan Lame thotë se kjo është një çmenduri nga të gjithë pikëpamjet. “Është një çmenduri nga çdo anë që ta zësh, që nga fakti që pasi kanë kaluar 2 vjet që luftohet për t’i bërë ballë kësaj babëzie, të bëhet një plaçkitje e tillë pikërisht tani.
Është çmenduri që e gjithë kjo ndodh pikërisht një muaj para zgjedhjeve. Është çmenduri që kjo urdhëresë është firmosur nga një ministër i sapoemëruar”, thotë Artan Lame, ndërsa beson se ministri i ri as që e di çfarë ka firmosur. “z.Zhiti as që e ka kuptuar se çfarë ka firmosur.
Ia kanë vënë këtë shkresë përpara ata që kanë kohë që luftojnë për këtë gjë dhe e kanë përgatitur çdo gjë me kujdes. Ndoshta ministri Zhiti do të pendohet kur të kuptojë çfarë ka firmosur, e nëse nuk pendohet do të thotë se edhe ai është pjesë e këtij pazari të ndyrë në kurriz të trashëgimisë kombëtare”, tha Lame ndër të tjera duke e quajtur “sulm të radhës ndaj monumenteve të kulturës”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com