Lampard mposht sërish profesor Mourinho-n, Messi realizon 'poker' kundër Eibar. Haaland nuk di të ndalet (VIDEO)

Derbi i Londrës mes Chelsea-s dhe Tottenham është fituar me shifrat 2-1 nga blutë e drejtuar nga Lampard, që mund kështu për herë të dytë brenda sezonit profesorin Mourinho. Në Stamford Bridge Chelsea zhbllokoi rezultatin me Giroud para se Alosnso të dyfishonte me një goditje potente në hyrje të zonës.

Në minutat e fundit Tottenham ngushtoi falë një autogoli të Rudiger, por që ishte shumë pak për t’I dhënë një tjetër udhë kësaj sfide. Kjo ishte humbja e dytë brenda pak ditësh për Jose Mourinho-n pas edhe disfatës në Champions League, por që vjen edhe si pasojë e mungesave të rëndësishme si Kane apo Soon.

Në La Liga falë një Lionel Messi të frikshëm Barcelona ka marrë tre pikët si pasojë e fitores tenistike 5-0 kundër Eibar. Katër gola në këtë takim i realizoi kapiteni dhe numri 10 i ekipit. Fillimisht Messi finalizoi pas një inkursioni individual, ndërsa më pas dyfishoi nga një kënd i prirët. Para se të mbyllej pjesa e parë Messi shënoi edhe golin e tretë, ndërsa një tjetër gol ‘pleshti’ e rezervoi në pjesën e dytë. Deri në fund pati vend edhe për një tjetër gol të realizuar nga Arthur.

Ndërkohë në Bundesligë Dortmund ka bërë detyrën duke marrë një fitore të pastër me shifrat 0-2 kundër Ëerder Bremen. Pjesa e parë u mbyll me porta ta paprekura, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Zagadou zhbllokoi shifrat. Në vijim nuk mund të mos mungonte as i përhershmi Erling Haaland, që realizoi edhe golin e sigurisë. 19-vjeçari në gjashtë ndeshje në kampionat me Dortmund ka arritur të kapë kuotën e nëntë golave.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret