ITALI- Numri i të vdekurve në tragjedinë e Lampeduzës vazhdon të rritet. Mendohet se numri i tyre ka arritur në 300 të mbytur.
 
Gjithçka nisi të enjten rreth orës 5 të mëngjesit, pasi dy anije me 460 persona në bord u shoqëruan nga Guardia Costiera në breg. Por asnjë nuk e dinte se kishte dhe një anije tjetër me amigrantë.
 
Emigrantët donin të sinjalizonin pozicionin e tyre duke djegur një batanije, por brenda pak minutash flakët e përpinë anijen me 500 somalezë dhe eritreianë në bord. Disa arritën të hidheshin në det. Disa u mbytën.
 
Numri i të vdekurve ka arritur në 110. Shumë të tjerë që ndodhen ende në anijen e mbytur në një thellësi prej të paktën 50 metrash dhe trupat e tyre po nxirren nga zhytësit.
 
Hetuesit kanë arritur të kapin përgjegjësin e asaj e cila quhet tragjedia më e madhe e emigracionit. Bëhet fjalë për një tunizian 35-vjeçar.
 
Sipas 150 të mbijetuarve, tre peshkarexha i kanë parë emigrantët që kërkonin ndihmë, por nuk i kanë ndihmuar.
 
Kanë qenë të shumta reagimet nga figurat politike dhe të vetë Papës i cili nuk ka nguruar ta quajë një turp atë që ndodhi.
 
Ndërkaq, Dita e premte është shpallur ditë zie kombëtare.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)