ITALI - Guardia Costiera e italiane lajmëroi setë gjithë trupat e anijes së mbytur në brigjet e Lampeduza-s, janë nxjerrë nga fundi i detit. Numri përfundimtar i të vdekurve shkon në 309, ndërsa 155 persona shpëtuan.
Sipas fjalëve të kryetares së bashkisë së Lampeduza-s, Giusi Nicolini, kjo është tragjedia më e madhe në detin Mesdhe që prej Luftës së Dytë Botërore.
Kanë qenë të shumta reagimet nga politikanët vendas e të huaj duke përfshirë edhe vetë Papa Françeskun i cili nuk nguroi t’a quante një turp tragjedinë e ndodhur.
Anija u mbyt më datë 3 tetor pasi disa emigrantë në bordin e anijes, i vunë zjarrin një batanieje për të sinjalizuar pozicionin e tyre. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe një pjesë e mirë e tyre u detyrua të hidhej në det.
Disa u mbytën menjëherë pasi nuk dinin not, ndërsa ata të cilët nuk patën mundësi të largohëshin nga anija, përfunduan në fund të detit bashkë më të.
Anija me në bord somalezë dhe eritrianë, ishte nisur drejt brigjeve të italisë për një jetë më të mirë.
Dita e premte, 4 tetor, u shpall ditë zie kombëtare.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com