ITALI - Fluksi i madh i emigrantëve në Itali ka shënuar edhe tragjedinë e radhës në ujërat e shtetit fqinj. Mëngjesin e sotëm, në afërsi të Lampeduzës një peshkarexhë me 370 emigrantë ilegalë është përmbysur dhe sirezultat 6 persona kanë humbur jetën.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, falë ndërhyrjes së forcave të shpëtimit dhe rojeve bregdetare, janë arritur të shpëtohen 364 persona, në rrezik mbytje.
Megjithatë pavarësisht ndërhyrjes së policisë, 6 persona nuk kanë arritur të mbijetojnë dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen. Deri më tani nuk dihet ende se nga ishin emigrantët të cilët po tentonin të futeshin në Itali, në mënyrë ilegale. Kjo është tragjedia e tretë në ujërat italiane sa i përket emigrantëve ilegalë që shënohet në 48 orët e fundit.
Të shtunën, përmbysja e një anije në brigjet e libiane solli bilancin e 200 viktimave. Ndërkohë ditën e djeshme, përmbysja e një gomone, po në brigjet e Lampeduzës, solli 18 viktima. Këtyre shifrave u shtohen edhe ato të 6 viktimave të mëngjesit të sotëm.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com