Lamtumira, De Biasi: Uroj që
rrugët tona të ndërthuren sërish

Lamtumira, De Biasi: Uroj që<br />rrugët tona të ndërthuren sërish
Përmes një ceremonie përshëndetëse, të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ish trajneri Italian i kombëtares Giani De Biasi, i dha lamtumirën kombëtares së kuqezinjve.

Të pranishëm ishin lojtarë dhe ish lojtarë të Kombëtares, drejtues të FSHF-së dhe Ambasadori Italian në vendin tonë Albertio Cutillo. 

Në fjalën e tij tekniku Italian, që e bëri Shqipërinë të prekte ëndrrën europiane u kujdes të linte të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Kombëtaren tonë në të ardhmen. 

Gjatë ceremonisë, De Biazit, iu dorëzua edhe titulli “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, i akorduar nga presidenti, Bujar Nishani, për arritjet e tij gjatë këtyre 5 viteve në krye të Kombëtares Shqiptare. De Biazi kishte një mesazh për lojtarët e kombëtares kuq e zi.

Ambasadori Italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, falenderoi De Biazin për punën e tij për ngritjen e urave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë fjalës së tij De Biazi i cili tashmë ka edhe pasaportë shqiptare uroi në shqip për festën e Bajramit të gjithë besimtarët myslimanë.

de biasi

de biasi
de biasi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot