‘I dhurova një tufë me lule’, e bija rrëfen bisedën me Jorgo Papingjin në 7 Mars: E kishte një brengë të vetme!

Në hollin e Radio Televizionit Shqiptar, të afërm, kolegë, miq e dashamirës, nderojnë Jorgo Papingjin. Zemra e poetit reshti së rrahuri mbrëmjen e 21 marsit, e shtuna shënon ditën e dytë të homazheve.

“I bleva një tufë me lule për 7 Marsin, mandej bëra një foto me atë dhe më tha: 'Nuk dua lule unë dua njerëz'. Dhe siç e shikoni njerëzit ja ku kanë ardhur pafund sot për të”, thotë Migena Papingji, vajza e Jorgo Papingjit.

E bija Migena, pas mbërritjes nga Norvegjia (ku jeton prej 31 vitesh) , është krah nënës e të vëllait,  e zgjedh ta kujtojë mjeshtrin e mbi 4200 teksteve të poezive mes kujtimeve të bukura, asaj çka e gëzonte më shumë.

“I pëlqenin vlerat, vlerat e njeriut. Jo ana materiale, asnjëherë. Madje ime më thoshte shpesh me humor:'Jorgo jeton me poezi'”, tregon më tej.

Ajo tufë lulesh për 7 mars, që i shtohet kujtimeve të familjarëve lidhet me punën e Papingjit si mësues fizike për mbi 4 dekada.

“Në periudhën që jetoi im atë degët e fakultetit nuk zgjidheshin me dëshirë e megjithatë ai aspekti i fizikës i dha mundësi atij që te edukonte një brez”, tregon Migena.

Mungesa e babait, ndonëse u rrit mes motrave dhe njerëzve të dashur duket se i kishte shënjuar jetën e tij.

“Brenga e vetme ishte ndoshta që nuk kishte baba dhe ndaj ai bënte shumë për ne, më shumë se normalja”, shtoj ajo.

U bë kështu “babai” i teksteve të suksesit për këngët e fëmijëve, të rriturve edhe ato popullore. Frederik Ndoci ka kënduar nga tekstet e Papingjit që fëmijë, e zgjedh ta kujtojë me frymën e dashurisë së vargut që la pas. Artisti i këndoi këto vargje në filmin “Kur hapen dyert e jetës”.“Tek “Filmi kur hapen dyert e jetës”, ishte kompozimi i fundit i Zef Çobës  kur një tekst me 8 rreshta i Jorgo Papingjit dukej i vobektë por thoshte gjithçka për dashurinë”, thotë artisti Frederik Ndoci.  Tregon më tej çka e bënte të veçantë poezinë e Papingjit.

“Jorgo ka qenë ndër ata poet, që ka qenëmuzikant poet. Vargui tij është shumë ‘Dritëro’ . Nuk është filozofi e gjallë, por është e gjallë filozofi", shprehet artisti Frederik Ndoci.

Kështu Papingji zgjodhi të dhuronte gëzim përmes artit, e t’i gëzohej jetës deri në fund.

“Kemi ndërtuar një repertor shumë të gjerë kujtimesh. Edhe për 31 vjet që nuk kam qenë këtu gjithmonë jemi takuar dhe kemi bërë udhëtime të gjata. Kemi eksploruar çdo vend që mund të eksplorohej deri në gushtin e kaluar. Duket e pabesueshme por ne kemi bërë pushime, udhëtime edhe pse gjendja është përkeqësuar”, thotë më tej Migena.

Ikja është veç fizike thotë Elton Deda, sepse potetë si Papingji nuk njohin vdekje.

“Ai jeton!  Është një bekim për artistët kjo gjë, që edhe kur ndahen fizikisht nga jeta ata bëhen të përjetshëm me veprën e tyre. Si të thuash ‘largohen me një këmbë’ sepse ‘një këmbë’ e kanë gjithmonë në memorien kolektive”, thotë muzikanti Elton Deda.

K.M//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja