Janë të shumta postimet e këngëtarit të njohur Elton Deda në rrjetet e tij sociale, ku shpesh herë ndan me ndjekësit aktivitetet e tij, po ashtu dhe opinione rreth temave të ndryshme nga aktualiteti.

Në postimin e tij më të fundit në “ Facebook”, artisti është shprehur i revoltuar me këmbësorët duke i cilësuar “trima kokëbosh”. Duke iu drejtuar këmbësorëve, artisti shkruan se vizat e bardha janë për të ecur dhe jo shëtitur.

“Ore trima kokëboshë! Vizat e bardha janë bërë për të ecur, jo për të shëtitur! Doni dhe një kafe ta pini aty?”, ka shkruar këngëtari.