Lamtumira e një legjende, Buffon: Ti më ke dhënë gjithçka, edhe unë po

Lamtumira e një legjende, Buffon: Ti më ke dhënë gjithçka, edhe unë po

Gigi Buffon duke festuar titullin me Juven

Gigi Buffon tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 45-vjeçare. Portieri njoftoi largimin në kanalet e komunikimit, teksa e ardhmja e tij shihet si ndihmës trajner i Roberto Mancinit te kombëtarja e Italisë.

"Mbaron këtu. Ti më ke dhënë gjithçka. Unë të dhashë gjithçka. Ne fituam së bashku", shkruan Buffon  në një postim duke shoqëruar një video me të gjitha arritjet e tij në karrierën 28-vjeçare në portë, nga fillimet e tij me Parmën e deri te triumfet me fanellën e Juventusit dhe kombëtares së kaltër, që kulmoi me fitoren e Kupës së Botës në 2006.

Portieri e përfundoi më herët kontratën me Parmën, e cila do të skadonte në vitin 2024. Një karrierë si trajner është në horizont dhe ndër hipotezat më të mundshme është ajo e trajnerit të portierëve të kombëtares italiane të drejtuar nga Roberto Mancini.

Në karrierën e tij të gjatë, Buffon ka luajtur me Parmën, Juventusin, PSG-në dhe Italinë, duke shënuar 1151 ndeshje, një Kupë Bote të fituar dhe 10 tituj të Serie A.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat