Lamtumira Olldashit, Basha:
Humbëm opozitarin e paepu

Lamtumira Olldashit, Basha:<br />Humbëm opozitarin e paepu
TIRANE- Me nderime, lot dhe lule përcillet për në banesën e fundit deputeti i PD-së Sokol Olldashi. Për më shumë se dy orë, deputetë, krerët e lartë të shtetit, miq dhe qytetarë kanë kryer homazhe para arkivolit të deputetit të ndjerë të vendosur në hollin e Kuvendit.

Deputeti  PD-së, dy herë ministër në qeverisjen e djathtë humbi jetën mbrëmjen e djeshme (20 nëntor 2013) në një aksident tragjik në Qafë Kërrabë, teksa udhëtonte nga Elbasani për në Tiranë. Një grup ekspertësh vazhdojnë edhe sot verifikimet në vendin e ngjarjes.

Sheshi para Kuvendit është i mbushur plot me qytetarë, politikanë dhe diplomatë të akredituar në Tiiranë në pritje për t'i bërë homazhet dhe për t'i dhënë lamtumirën e fundit Kolit dhe për t'i shprehur ngushëllimet familjes.  

Të gjithë deputetët e Parlametit, po zhvillojnë homazhe. Ndërkohë që ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë dërguar dhe mesazhe ngushëllimi.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe ish kryeministri Berisha, Jozefina Topalli por dhe shumë deputetë nuk kanë mundur të mbajnë lotët gjatë gjithë ceremonisë mortore. Edhe presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe.

EPITAF PËR SOKOLIN

Nga Teodor Laço

U këput e ra një yll;
Thonë mbeti në një pyll..
Nuk ka mbetur, shkoi në erë
S’mund të rrinte në humnerë
Të jetë me ne përherë…..

14: 00 BASHA: S'NA BESOHET TE MOS E SHOHIM SOKOLIN ME NE KEMBE
Kryetari i PD-së mbajti fjalën e rastit.

“Nuk na besohet të mos e shohim Sokolin në këmbë. Të dashur familjarë, miq e kolegë, si bashkëpunëtor, kryetari i PD-së e kam unë këtë barrë të rëndë të përcjell bashkë me ju, me lot e dhimbje. Do donim që kjo e sotmja të mos ishte e vërtetë. Të mblidheshim sot për të festuar ditëlindjen e tij apo një festim familjar. Vetëm  të mos themi që Sokoli nuk është më mes nesh.

Ishte i paepur. Shkëlqeu si gazetar politik dhe opozitar i paepur. Çmontonte dhe denonconte intrigat politike dhe na jepte kurajo ishim pakicë dhe kur forcat e errëta përpiqeshin të na zhbënin. Sokoli nuk u nda kurrë nga ky rrugëtim i PD-së, me profilin kurajon e vizionin e tij. Na krijove dhimbje. Por je dhe do të jesh impuls dhe forcë. Një zë i dashur dhe mik i përjetshëm, djalë e baba i pazëvendësueshëm. Lamturimë i dashur mik e vëlla, u prefsh në paqe."


ORA 13: 50 ARKIVOLI DEL NGA HOLLI I KUVENDIT
Arkivoli del nga holli i Kuvendit me nderime.  

ORA 13: 49 ARVIZU NE HOMAZHE
Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu në homazhe.  

13:30 KREU I LDK, ISA MUSTAFA: NGJARJE E RËNDË
Kreu i LDK, Isa Mustafa, i cili kryeson delegacionin nga Kosova, në homazhet për deputetin Olldashi, ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqte, PD dhe politikën shqiptare.

“Të gjithe ne e kemi përjetuar shumë rëndë këtë vdekje tragjike të Sokol Olldashit. Kemi ardhur t’i shprehim ngushëllime familjes, PD, popullit shqiptar, politikës shqiptare. Një shqiptar që është munduar të rezatojë pozitivitet në zhvillimet e përgjithshme. Lus familjen dhe të gjithë të bëhemi të fortë të përjetojmë këtë rast të rëndë tragjik. Por kemi parasysh veprën e tij, personalitetin e tij, dhe të përpiqemi ta kalojmë dhimbjen për këtë humbje”, u shpreh Mustafa.

ORA 13:00 RAMA NE HOMAZHE
Kryeministri Rama së bashku me bashkeshorten mbërritën në Kuvend për tu bërë pjesë e homazheve dhe për t'i shprehur ngushëllimet familjes së deputetit Sokol Olldashi.
rama ne homazhe me logo
(Ne foto: Rama duke shkruar ne librin e kujtimeve)

12:54 NANO: POLITIKAN I TRANZICIONIT, DO I MUNGOJË TË ARDHMES
“Ishte një nga politikanët e tranzicionit me sakrificën, kontributet dhe debatet që i shoqërojnë të gjithë. Fatkeqësia është që iku pa radhë, nuk ishte radha e tij, do t’i mungojë familjes, politikës dhe të ardhmes”, u shpreh Fatos Nano.
nano
ORA 12: 40 PRITET TE VIJE DHE PRESIDENTI 
Edhe presidenti Bujar Nishani pritet të bëhet pjesë e homazhe.

ORA 12: 30 RAMA ZBRET NE RINAS
Kryeministri Rama në orën 12:30 ka zbritur në aeroportin "Nene Tereza", informon gazetarja jonë Joniada Koçi. Në homazhe dhe grupi parlamentar i LSI-së si dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta.

ORA 12: 20 GRAMOZ RUÇI: I GJITHE GRUPI PS JEMI KETU TE NDEROJME 
“Është një humbje tragjike për familjen, bashkëshorten, fëmijë, politikën shqiptare, për opozitën, për politikanët shqiptarë. Pavarësisht se jemi kundërshtarë politikë, ne me dhimbje jemi të gjithë këtu si grup parlamentar, për të nderuar e respektuar si njeri, si politikan dhe si kundërshtar, vëllain, mikun, Sokol Olldashi”, tha Ruçi.

ORA 12: 17 TOPALLI: OLLDASHI ME INSTIKT POLITIK TE RALLE
“Kishte kurajo të jashtëzakonshme. Me një humor, simpati guxim. E kam dashur shumë kishte instikt politik të rallë. Ngushëllimet më të sinqerta mamasë së Kolit e cila e internuara duhej të kujdesej për Sokolin. Humbëm koleg të jashtëzakonshëm. “

ceremonia sokol olldashi
(Ne foto: Qindra qytetare para Kuvendit, ne pritje per homazhe)

ORA 12: 10 BERISHA: HUMBJE E MADHE
Sali Berisha pas homazheve jep një prononcim. “Humbje e madhe për PD. Një nga qeveritarët më eficientë, dhe politikanët më të mirë. Personalitet poliedrik i cili u shënua në memorien e kohës me vepra të pavdekshme. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familje miq e të afërmve. Dua të them se Sokol Olldashi jeton dhe do të jetojë mes nesh me veprën trashëgiminë e tij me gjithcka ai bëri pë PD, vendin e kombin e tij.”
berisha pas homazhit
 (Ne foto: Berisha duke mbajtur nje fjale pas homazheve)

Ora 12:00 NISIN HOMAZHET
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte i personi i parë i cili u përkul para arkivolit të të ndjerit. Me lot në sy, pasi takoi familjarët Basha shkroi dhe një përshtypje në librin e kujtimeve. Më pas nderimet vazhduan nga Sali Berisha, Jozefina Topalli etj.

ORA 11: 40: ARKIVOLI PERCILLET DREJT KUVENDIT ME DUARTROKITJE
Përcillet me duartrokitje arkivoli i deputetit të djerë Sokol Olldashi nga Pallati ku banonte drejt sallës së Kuvendit.  Arkivoli me deputetin e ndje doli nga banesa në rrugën "Dervish Hima" për t'u drejtuar sallës së seancave plenare ku do të mbahen dhe homazhet.

sokol olldashi

(Ne foto: Momenti kur arkivoli hyn ne Kuvend)

ORA 11: 34 ARKIVOLI PRITET TE DALE NGA PALLATI
Arkivoli që mban deputetin e ndjerë po bëhet gati të dalë nga apartamenti për t'u drejtuar Kuvendit.  Qindra qytetarë, miq, deputetë ndodhen para pallatit në pritje të dalë arkivoli. 

ORA 11: 20 QEVERIA SHPALL ZI KOMBETARE
Qeveria shpall ditën e sotme  zi kombëtare për nder të deputetit dhe politikanit të shquar Sokol Olldashi.

ORA 11:01  PRITET TE NISIN HOMAZHET
Arkivoli me deputetin e ndjerë pritet të dalë nga banesa në rrugën "Dervish Hima" për t'u drejtuar sallës së seancave plenare ku do të mbahen dhe homazhet. Kryetari i PD-së Lulzim Basha pritet të mbajë fjalën e rastit.  Flitet dhe për mundësinë e shtyrjes me disa minuta të kësaj ceremonie, pasi pritet që i vëllai i Sokol Olldashit të vijë nga Italia.

Pas homazheve, në ora 14:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit ku do t'i jepet lamtumira e fundit deputetit, i ndarë para kohe nga jeta. 

Sokol Olldashi u nda dje nga jeta si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik gjatë kalimit në një kthesë të fortë në rrugën Tiranë-Elbasan. Sipas të dhënave të para mendohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia dhe moti i keq e me lagështirë. 

Z. Olldashi, 41 vjeç, ishte një ndër politikanët më të spikatur të së djathtës. Në fillim të viteve 2000 ai i ngjiti shpejt shkallët e karrierës politike, ndërsa më parë kishte ushtruar profesionin e gazetarit. Në dy qeveritë e ish-kryeministrit Berisha, ai ka mbajtir postin e ministrit të Brendshëm dhe atij të Punëve Publike e Transportit. Pas dorëheqjes së  Sali Berisha nga drejtimi i Partisë Demokratike ai u përfshi në garën për kreun e ri të PD-së përballë Lulzim Bashës

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit