Lamtumira për maestro Alinë
Kryeministri dërgon vetëm lule

Lamtumira për maestro Alinë<br />Kryeministri dërgon vetëm lule
TIRANË - Koreografi i shquar Agron Alija u përcoll sot me homazhe dhe lot nga dera e Teatrit të Operës dhe Baletit, shtëpisë së tij të dytë. Tufa lulesh të bardha janë hedhur pareshtur mbi arkivolin e tij nga të gjithë balerinët e vjetër dhe të rinj. Humbjen e kanë ndjerë gjithë brezat e artistëve që ai ngjiti për dekada me radhë. Balerini i njohur Ilir Kerni kishte ardhur nga Kroacia ku aktualisht punon si baletmaestër dhe u shpreh se “lajmi për vdekjen e Agron Alisë më shokoi pa masë. Gjithë suksesin im në Teatrin e Tiranës dhe në Beograd ia dedikoj atij. Për mua ishte humbje e madhe. Erdha për t’i dhënë lamtumirën e fundit profesorit tim të dashur dhe të paharruar. Ai do të udhëtoj në mendjen time gjatë gjithë karrierës dhe eksperiencave skenike. Jam ende i tronditur dhe më dhemb shpirti që ai nuk jeton më.” Ndërsa kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha u mjaftua duke i dërguar nga larg një tufë lule, kryetarja e kuvendit Popullor Jozefina Topalli, ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, deputetja Rajmonda Bulku ishin të pranishëm. “Jam shumë e trishtuar dhe e brengosur për humbjen e artistit Agron Alija” tha zonja Topalli duke përqafuar bashkëshorten e Agron Alisë, Valdeten, vajzën dhe djalin e tij. Të tjerë personalite të njohur të kulturës kanë përcjellë për dy orë me nderime dhe respekt koreografin e madhe Agron Aliaj. “Humbja e Agron Alisë për artin skenik muzikor por edhe për gjithë Teatrin Kombëtar është një humbje e parikuperueshme, është mbyllja e një cikli të madh bazal të kulturës shqiptare”, tha drejtori i operës Zhani Ciko, dje në fjalën e tij të rastit. Balerina e njohur Enada Hoxha një nga nxënëset e tij më të sukseshme bashkë me bashkëshortin e saj balerinin Gerd Vaso kanë ndjekur me lot në sy homazhet e të pranishmëve për Agron Alinë. “Kemi punuar për gati 20 vjet rresht së bashku me pasion dhe dëshirë të madhe për të transmetuar gjithçka që ai ideonte. Ai me ne të dy punonte me dëshirë të jashtëzakonshme dhe na impononte punën dhe pasionin që në skenë të dilnim me sukses të pasdikutueshëm”, thanë Enada dhe Gerdi.

(dhh/aq/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut