Trupi i pajetë i sjellë nga Roma i analistit të njohur Andrea Stefani, do të vendoset ditën e nesërme në hollin e Televizionit Publik Shqiptar nga ora 09:00 deri në orën 12:00 ku do t’i kryhet të gjitha homazhet në nder të tij.
 
Më pas Stefani do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë në orën 13:00.
 
Andreas i ishte diagnostikuar pak muaj më parë një tumor në stomak, operacioni i së cilit rezultoi fatal.

Ai u lind në 8 dhjetor të vitit 1958 dhe pas pak ditësh do festonte 58 vjetorin.

Stefani ka lënë pas bashkëshorten e tij Enkeleden dhe dy fëmijë, Danielin 15 vjeç dhe Stefaninë 12 vjeçe.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com