Lamtumirë Bobbi Kristina! Kënga e
Whitneyt përcjell vajzën pranë nënës
Foto/ Funerali i vajzës së Whitney Houston

Është përcjellë për në banesën e fundit pranë nënës së saj, vajza e këngëtares së njohur Whitney Houston, Bobbi Kristina. Funerali i 22-vjeçares nisi në orën 11 të paradites me orën lokale në kishën St. James Methodist në Georgia, ndërkohë që të afërm e saj dhe personazhe të njohur e kanë përcjellë me lot.

Mësohet se babai i saj Bobbi Brown ka mbajtur një fjalim ku mes të tjerash ka theksuar titullin e këngës më të njohur nga Houston, “I will always love you” (Do të dua përgjithmonë).

Më pas ai ka shpërthyer në lot ndërkohë që motra e tij është përcjellë jashtë funeralit nga britmat për humbjen e 22-vjeçares. Bobbi Kristina është shoqëruar për në banesën e fundit me këngën “Jesus Loves Me” e kënduar nga Whitney Houston.

Ndërkohë i dashuri i vajzës, i cili në pistën e vrasjes është i dyshuari kryesor, Nick Gordon, nuk është lejuar të marrë pjesë në funeral. Ndonëse ai ka kërkuar leje të posaçme për t'i dhënë lamtumirën e fundit të dashurës së tij sërish nuk është lejuar.

Bobbi Kristina ndërroi jetë më 26 korrik pas 6 muaj në koma, ndërkohë që u gjend pa ndjenja në tualetin e shtëpisë së saj ku bashkëjetonte me të dashurin Nick Gordon. 

bobbi kristina


bobbi kristina


bobbi kristina


bobbi kristina

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë