VENEZUELE - Sot Venezuela zhvillon ceremoninë mortore të Presidentin të saj, Hugo Chavez, i cili ndërroi jetë më 5 mars nga sëmundja e kancerit. Trupi i liderit do të balsamoset dhe do të vendoset në Muzeun e Revolucionit.

Po sot, zëvendëspresidenti Nicola Maduro, do të marrë përkohësisht postin e Kreut të Shtetit. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Asamblesë Kombëtare venezuelane, Diosdada Cabello, i cili njoftoi gjithashtu se në mbrëmjë Maduro do të marrë postin e Presidentit.

50-vjeçari Nicola Maduro, deti tani ka mbajtur postin e zëvendëspresidentit, ndërsa prej ditës së sotme do të zëvendësojë përkohësisht Hugo Chavesin deri në zgjedhjet e parakoshme presidenciale. Sipas Kushtetutës së Venezuelës, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda një muaji nga ndarja nga jeta e Presidentit.

ALEATET E CHAVEZ, SOT NE VENEZUELE PER T'I DHENE LAMTUMIREN

Personalitete të larta politike do të jenë sot pjesmarrës në ceremoninë mortore të Hugo Chavesit.

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad mbërriti sot herët në Karakas për t’i dhënë lamtumirën presidentit venezuelian, i cili ishte aleati kryesor i Teheranit në Amerikën Latine.  "Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për popullin venezuelian dhe të gjithë popujt në botë, veçanërisht latino-amerikanët'', -deklaroi presidenti iranian pas mbërritjes së tij në Venezuelë. "Presidenti Chavez ka qenë simbol itë gjithë atyre që kërkonin drejtësi, dashuri dhe paqe në botë'', -shtoi ai pas mbërritjes në aeroportin ''Maiquetia''.

Të pranishëm do të jenë gjithashtu, pjesa më e madhe e presidentëve latino-amerikanë si dhe disa aleatë të diskutueshëm të Chaves, siç është iraniani Mahmud Ahmadinexhad, kubanezi Raul Castro dhe bjellorusi, Alexandre Loukachenko.

Ndërkaq, SHBA-të dhe evropianët kanë dërguar delegacione të rangjeve dytësore.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në Akademinës ushtarake të Karakasit. Qindra mijëra persona kanë nisur homazhet që prej të mërkurës para trupit të Hugo Chavez.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)