Lamtumirë Eduard Leli! Djali: Miqtë, pasuria më e madhe që la! Vëllai: Ishte njeri i madh (VIDEO)

VLORË-I është dhënë sot lamtumira e fundit, Eduard Lelit, njeriut vizionar të medias, biznesmenit të suksesshëm dhe njëherazi vëllai i kryebashkiakut Dritan Leli i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, nga e cila kurohej prej më se një viti. Me kurora e buqeta me lule në hollin e teatrit “Petro Marko” janë kryer homazhet në nder të tij, ku të pranishëm ishin familjarë, miq e të afërm të tij.  Një kurorë me lule ju vendos edhe në emër të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë mori pjesë në ngushëllimet pranë familjareve të Eduard Lelit.

Pas homazheve trupi i pajete i biznesmenit u përcoll për në banesën e fundit ne varrezat e qytetit ku kryebashkiaku Leli falenderoi të pranishmit si dhe plotësoi amanetin e fundit të vëllait të tij, vendosjen e këngës së preferuar të tij.  "Po të gëzohemi që e patëm pranë sepse Edi ishte vërtetë një djalë i madh. Me shpirt e me zemër për të gjithë që erdhën sot e takuan dhe e përshëndetën" tha ai.

Ndërkohë djali i madh i Eduard Lelit, Kristi Leli u shpreh pasuria që babai i tij i kishte lënë janë miqtë e shumtë.  "Pasuria më e madhe që na ka lënë Edi ne si familje jeni të gjithë ju si familje. Nuk ka pasuri më të madhe. Do të na mungojë shumë të gjithve. Ju preftë shpirti në paqe. Na ndihmoftë nga aty lartë" Kristi Leli.

Largimi nga jeta i Eduardit për miqtë e tij  ishte një tronditje e madhe. "Humbëm një shok një mik një biznesmen. Jemi rritur bashkë. Jemi këtu sot sepse përcollëm një pjesë tonën. Është e vështirë ti japësh lamtumirën e fundit një mik, një vëlla. Edi ishte gjithçka. Edi ishte një njëri me vlera. Humbi jetën në një moshë shumë të re. Ishte një njeri brilant" thanë ata.  Eduard Leli ndërroi jetë mëngjesin e 13 tetorit. Ai ishte babai i tre fëmijëve, pronari i medias “One tv” si dhe një biznesmen në qytetin e Vlorës, i cili operonte në treg në më shume se 30 vite.

Eduard Leli

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kanin: 16/10/2019 20:47

    Si nuk e shau njeri kete lelin be komente.vetem fjal t mira.si shpjegohet.

    Përgjigju
  • Vlora: 14/10/2019 10:29

    U prehfte ne paqe e perjetshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite