Lamtumirë “legjendës” së valleve shqiptare, Besim Zekthit!

Portreti i mjeshtrit të valleve popullore shqiptare, Besim Zekthi, u nderua për herë të fundit në këtë situatë të pazakontë për shkak të Covid 19, në një fotografi nga miqtë, kolegët edhe familjarët e tij në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar. Besim Zekthi, artisti që në krijimtarinë e tij artistike njohu vetëm lavdi, por edhe ngriti lart etnosin edhe folklorin shqiptar, u shua në moshën 84-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në shtëpinë e tij në Tiranë.

“Është një moment i trishtë për t’i dhënë lamtumirën kryeshqiponjës së valles së shqipes, për gati gjashtë dekada, këtij kryesimboli jo vetëm të kulturës kombëtare, por edhe të identitetit kombëtar, që ne do ta kujtojmë përherë si një kryeshqiponjë të skenës dhe valles sonë, si një artist që diti t’i jap krenarin edhe dinjitetin popullit edhe vendit të tij në momente shumë të vështira”, shprehet Presidenti i vendit, Ilir Meta.

E konsideruar, si “legjenda e valles shqiptare” që në të gjallë të tij, si kërcimtar, por edhe koreograf kolegët e kujtojnë jo vetëm për “Vallen e shqipeve”, apo “ “Festë ka sot Shqipëria”, por edhe për kontributin e tij në 6 dekada për ruajtjen e identitetit shqiptar.

“Besim Zekthi iku, ai është një figurë e madhe e artit, kulturës dhe kombit shqiptar. do të jetë përherë i pavdekshëm, pasi ka dhënë shumë. nuk mund të vijë një Besim Zekthi kaq i talentuar”, shprehet studiuesi Ramzan Bogdani.
“Besim Zekthi dallohej në të gjithë botën për ekspresivitetin e tij, sepse elektrizonte të gjithë spektatorët në sallë”, shprehet valltarja Lindita Kaimi.

 “Gjerdani i Artë”, me të cilin vendi ynë u vlerësua festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970 do të bënte edhe më të pashlyeshëm, emrin e shqipes në mbarë botën asokohe. Ndërsa, meraku i tij gjatë viteve të fundit ishte që kjo pasuri e rrallë të trashëgohej edhe tek valltarët e rinj.

“Besim Zekthi ka qenë një shkollë për brezat edhe kështu do të jetë në vazhdimësi, për teknikën e lartë të valles sonë popullore”, shprehet Zana Çela, drejtoreshë e TKOB-së.

Besim Zekthi ka interpretuar mbi 200 valle si solist, si “Vallja e shqipeve”, “ “Festë ka sot Shqipëria”, “Valle me motive të Prizrenit”, “Valle me motive të Krujës”, “Për flamur, për atdhe”, “ Dasma e Rugovës”etj. Zekthi mban titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë