Lamtumirë Omar El Sharif,
ikona e “Doktor Zhivagos”

Lamtumirë Omar El Sharif,<br />ikona e “Doktor Zhivagos”
TIRANE- Ka ndërruar jetë dje në Kajro, në moshën 83-vjeçare, aktori i madh egjyptian, Omar El Sharif. El Sharif mbeti i pavdekshëm me rolet e  tij në filmat “Lawrence i Arabisë” dhe “Doktor Zhivago”. Steve Kenis, agjenti i aktorit, ka thënë se Omar El Sharif “kishte një atak në zemër dhe ishte shtruar në një spital në Kajro”.

Një vit më parë ai ishte diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer. Sharif ka lindur në Aleksandri, Egjipt, më 10 prill 1932 dhe gjatë karrierës së tij ka fituar dy Golden Globe për filmat “Lawrence i Arabisë” dhe për “Doktor Zhivago”, por është nominuar edhe për çmimin “Oskar”. Emri i vërtetë i Omar Sharif është Michel Dimitri Shalhoub. Ai ishte bir i dy prindërve libanezë. U diplomua për anglisht në kolegjin “Victoria” dhe më vonë për matematikë e fizikë në Kajro.

Talenti i tij për të aktruar në filma u zbulua aksidentalisht në vitin 1953. Një drejtor i ri filmi duke vënë re pamjen e tij e zgjodhi të luante së bashku me divën e kohës, aktoren Faten Hamama. Me Faten ai u dashurua dhe u martua dy vjet më vonë. Për të marrë pëlqimin e prindërve të nuses, ai konvertohet në fenë islame, duke zgjedhur emrin që do ta shoqëronte gjithë jetën, Omar El Sharif. Karriera e El Sharif është shtrirë edhe në Europë.

Ka luajtur në filmin “Na ishte njëherë” të Francesco Rosi, dhe rolin e një oficeri gjerman në “Natën e gjeneralëve” nga Anatol Litvak, etj. Filmi “Doktor Zhivago” është është mbështetur mbi romanin e Boris Pasttermak, që u censurua në vendin e tij në Rusi dhe megjithatë në vitin 1958, ai fitoi çmimin “Nobel për Letërsinë”, me të vetmin roman që bëri në jetën e tij. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604