'Lamtumirë' Selena Gomez, këngëtarja merr vendimin drastik

'Lamtumirë' Selena Gomez, këngëtarja merr vendimin drastik

Selena Gomez

Selena Gomez ka marrë një vendim të rëndësishëm në karrierën artistike. Këngëtarja ka vendosur të shkëputet prej botës së hollywudit.

Kështu së paku i kanë thënë burimet e afërta me bukuroshen “Hollywood Scoop”, duke u arsyetuar se asgjë në jetën e saj nuk po shkon siç duhet.

Që pas transplantit të veshkës, Selena ka kaluar shumë situata të vështira në jetën e saj, për një pjesë të së cilës është përgjegjëse fama dhe të qenit në qendër të vëmendjes.

Bashkimi dhe ndarja me Justin Bieber është ende e freskët dhe komentohet vazhdimisht në media.

Ajo e cila mori një drejtim negativ është edhe sezoni i dytë i “13 Reasons Why”. Babai i një adoleshenteje të vetëvrarë akuzoi publikisht Gomez se kjo fatkeqësi ndodhi menjëherë pasi vajza e tij kishte përfunduar së shikuari sezonin e dytë të këtij seriali.

Madje, 25-vjeçarja ka nxjerrë në shitje vilën në Los Angeles dhe pas disa javësh pushimi do të shpërngulet përfundimisht në shtetin amerikan të Texasit për të vazhduar jetën normalisht si një qytetare e thjeshtë.

Ndryshe, këngëtarja kishte paralajmëruar disa koncerte dhe këngë, gjë që nuk dihet nëse do t’i realizoj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot