Lanë punën për të shëtitur botën
tani pastrojnë tualete e lajnë pjata

Lanë punën për të shëtitur botën<br />tani pastrojnë tualete e lajnë pjata
Ekzistojnë statistika që tregojnë se çdo ditë ka çifte që heqin dorë nga punët e tyre të mërzitshme, nga 8-orëshet e zgjatura dhe ndërmarrin aventura që pavarësisht se nuk u japin kurrfarë sigurie për të ardhmen, i 'mbushin me jetë' për momentin.
cifti
Chanel Cartell dhe Stevo Dirnberger nga Afrika jugore kanë dhënë dorëheqjen nga puna e tyre me reklamat që u jepte goxha fitim dhe si rrjedhojë një jetë luksoze, për të shëtitur botën.
cifti
Çifti po dokumenton aventurën 'e çmendur' në një blog të hapur enkas për udhëtimet që do të realizojnë. Që në fillim të udhëtimit rreth botës, Cartell dhe Dirnberger kanë postuar fotografi nga vende shumë të bukura në blogun e quajtur "How Far From Home" (Sa larg nga shtëpia).
cifti
Në dukje çifti simpatik të jep përshtypjen se po jeton ëndrrën e çdo punonjësi të lodhur e të stresuar zyre, gjë që mund të jetë e vërtetë, por sigurisht vjen me shumë sakrifica.
cifti
Së fundmi dyshja ka dashur t'i thotë ndjekësve të saj se kur nuk janë duke bërë joga në një plazh në Greqi, apo kur nuk janë duke ngrënë akullore e duke vizituar peisazhe, ata pastrojnë banja, lajnë enë në restorante, apo pastrojnë hotele.
cifti
'Njerëzit mendojnë se po kalojmë periudhën më të bukur të jetës, dhe në fakt po e kalojmë vërtet, por gjërat nuk janë ashtu siç duken',- ka thënë Chanel. 'Kur nuk jemi duke postuar foto të bukura, bëjmë punë të vështira dhe të pista. Deri tani kemi pastruar 135 tualete, kemi shpërndarë 250 kg bajgë lope, kemi mbledhur 2 ton gurë, kemi shtruar 60 metër rrugë, kemi pastruar 57 krevate dhe nuk e mbaj mend sa gota vere kemi larë".
cifti
Për të shijuar kënaqësitë që të jep shëtitja në vende të reja, çifti aventuresk duhet të sakrifikojë shëndetin, pasi nuk janë në formën e tyre më të mirë, ushqehen me patetina dhe reçel pjesën më të madhe të kohës, flenë shumë pak gjumë dhe nuk shpenzojnë për autobus pasi janë shpenzime që nuk mund t'ia lejojnë vetes.
cifti
Ata thonë se kanë marrë një mësim të mirë: "Eshtë e pabesueshme se sa shumë mund të të mësojë ky stil jetese për jetën e vështirë dhe kuptimin e të jetuarit çdo ditë si të ishte e fundit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat