PRISHTINË, 26 Nëntor /ATSH/- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka lançuar sot në Prishtinë punimin "Busulla ideologjike e Kosovës -Hartë e orientimit të partive politike". "Gjetjet e prezentuara nga ky studim na ndihmojnë për të kuptuar më mirë nivelin e pikëpamjeve, dhe ka mundësi të inkurajojë partitë të zhvillojnë politika pozicionuese dhe të kenë një dozë 'rikonstrikutimi'", u tha me këtë rast.
Në këtë tryezë u diskutua për një pasqyrim t? qart? t? partive politike, ku "qytetar?t duhet t? dijnë k? po e votojn?, pavar?sisht se cilën parti e votojn?, duhet t? kemi nj? profilizim t? qartë". Të pranishëm të cilët dhanë opinionet e tyre mbi këtë punim nga katër partitë kryesore ishin Ardian Arifaj (PDK), Teuta Sahatqija (LDK), Visar Ymeri (LVV), Burim Ramadani (AAK) dhe, mendimi i profesorit të shkencave politike, Arben Hajrullahu.
Punimi fillon me rishikimin e studimeve të ngjashme të bëra më herët mbi të cilat është ndërtuar ky studim. Veçohen ideologjitë e partive për nga konstrukti dhe përmbajtja e një pyetësori dhe përgjigjet që jepen në lidhje me këtë çështje, dhe këto gjetje janë paraqitur me grafike. Studimi ka hulumtuar pozicionet e profileve kryesore të ideologjive në kontekstin e disa demokracive perëndimore. "Kemi hartuar shpërndarjen e bindjeve individuale brenda secilës parti, dhe kemi marrë shpërndarjen e tyre të partisë si indikatorë realisitik ku potencialisht qëndron secila parti", thekson njoftimi i dërguar./b.j//a.ke/








