Në lidhje me pjesën e Ballkanit kjo shoqëri ka ofruar masivisht shërbime për prodhues në gjithë rajonin e Ballkanit duke krijuar një mundësi të re të ardhurash, promovimi si edhe shpërndarje për këto materiale.
Në ëeb faqe janë vendosur disa informacione të pa komunikuara më parë për publikun dhe klientër si psh anëtarësimi në Organizatën "Bundesverband Musikindustrie" ose "IFPI" të cilat do të mundësojnë në të ardhmen komunikimin e problematikave të këtij tregu edhe me partnerë të huaj strategjik
Vërehen edhe 200 platforma të cilat kjo shoqeri i mbulon ne distributim pervec YouTube që është tashmë partneri i tyre strategjik dhe më i madh, janë edhe Itunes, Spotify, deezer, vevo, simfy e shumë e shumë të tjera, por edhe këtu do të ketë një risi, pasi qe YouTube lancon platformën e re per music streaming këtë muaj, do të jenë pikerisht i gjithë katalogu muzikor i Acromax Media nga katalloget e parë që do të ketë privilegjin të distributohen që në versionin e parë fare të platformës së re nga You Tube.
"Ne dhe klientët tanë tashmë ecim drejt një rruge të ngushtë dhe besnike partneriteti kur secili prej nesh vendos një tullë në ndërtimin e infrastrukturave gjithnjë e më të avancuara, ne vijim do të lancohet një oportunitet i ri nga Acromax Media direkt për labelat e mëdhenj muzikor dhe televizionet, por se cfarë do të jetë kjo saktësisht nuk mundem ta komunikoj ende pasi është ende në fazën e zhvillimit ana teknologjike, një gjë është e garantuar që hapi i rradhës do të jetë i një tjetër shkalle. Për ne është e rëndësishme të sjellim risi në treg dhe të vendosim standarte gjithnjë e më të larta nga ana teknologjike dhe të marketojmë sa më mirë kontentin e klienteve tanë në botë".– U shpreh Anxhela Faber e cila është në pozicionin e Menaxheres së Operacioneve Strategjike pranë Acromax Media, në Hamburg, Gjermani.
Redaksia Online