Strategjia e ndërtimit të landfilleve në Shqipëri duhet të nisë me ndërtimin e landfilleve të vogla, të paktën për 5 vitet e ardhshme. Kështu u shpreh sot ministri i mjedisit Blendi Klosi, teksa shtoi se qytetet e vogla dhe fshatrat e Shqipërisë kanë nevojë për ndërhyrje emergjente.
Ministri i mjedisit Blendi Klosi thotë se: "Direktiva Evropiane kërkon që ne të kemi landfillet me gjithë ato kushtet që ne duhet të realizojmë dhe po realizojmë landfille të mëdhaja, por mbase kjo “thithje” e kësaj direktive kaq shpejtë nga realiteti shqiptarë, ka bërë që asnjë nga landfillet e vegjël të qarqeve, të bashkive të mos ketë kriteret e nevojshme për të marrë një leje mjedisore për të vazhduar një investim. Një trajtim më të zgjuar të paktën për një pesë vjeçar të landfilleve më të vegjël nëpër qytete, ne kemi si landfilli i pa përpunuar i Dibrës, landfill në zonat historike dhe një fryrje që kanë shtratet e lumenjve dhe mbledhin gjithë papastërtitë dhe i nxjerrin në gjithë Shqipërinë".
Ndërkohë që kreu i Turizmit dhe i Mjedisit e cilësoi alarmante situatën e mbetjeve në Shqipëri. Strukturat mjedisore janë shpërndarë në terren për të mbledhur informacion dhe për të verifikuar çdo ndotje në të gjithë territorin e vendit.
Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com

VIDEO









