Landfilli i Bushatit kërkon rritjen e çmimit të përpunimit të mbetjeve: Janë shtuar kostot! Ademi: Korruptive, të ndërhyjë Ministria e Infrastrukturës (VIDEO)

Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës ka votuar rritjen e tarifës së përpunimit të mbetjeve urbane në landfillin e Bushatit. Kundër këtij vendimi ka dalë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila shprehet se ky është një vendim i paligjshëm dhe korruptiv. Në një deklaratë për mediat ajo kërkoi ndërhyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Shoqëria nderkomunale Bushat kërkon një rritje e pagesës me 43 % të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë landfill, nga 863 lekë në 1500 lekë për ton mbetje të depozituar dhe tarifa e re pritet të aplikohet në fillim të 2021 për bashkinë e Shkodrës dhe të Lezhës. Kjo për kryebashkiaken Ademi do të thotë një kosto shtesë prej 26 milionë lekë të reja në vit, peshe për banorët dhe bizneset.

"Në shkresën dërguar Bashkisë Shkodër nga nderkomunale Bushat, kërkohet një rritje e pagesës me 43 % të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë landill, nga 863 lekë në 1500 lekë për ton mbetje të depozituar, me një kosto shtesë prej 26 milion lekë të reja ne vit, peshe për banorët dhe bizneset. Vërej që Landfilli i Bushatit është ndërtuar me fonde publike dhe është në pronësi të Ministrisë dhe jo të një bashkie. Është ndërtuar për të shërbyer bashkive të dy qarqeve Shkodër dhe Lezhë. Ajo që ne realizojmë sot është pagesa e rregullt për depozitimin e mbetjeve. Një vendim i tillë për rritjen me 43% të tarifës, nuk ka asnjë bazë ligjore, nuk ka asnjë analizë tekniko ekonomike që arsyeton këtë rritje tendencioze të pa pritur. Ligji për Vetëqeverisjen vendore dhe për financat nuk lejon asnjë ndryshim të sistemit tarifor në këtë mënyrë, e për me tepër një rritje e tarifave vendore është e papranueshme 3 muaj para zgjedhjeve. Kjo është një aferë korruptive, një vjedhje e hapur që i bëhet banorëve dhe bizneseve të dy qarqeve Shkodër dhe Lezhë.

I kërkoj Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Prefektit të Qarkut Shkodër të shqyrtojnë me përgjegjësi këtë situatë duke ndaluar ekzekutimin e paligjshëm të këtij vendimi abuziv që prek drejtpërdrejt çdo banor e biznes, e ndërkohë krijon kolaps në depozitimin e mbetjeve urbane për dy qarqet Shkodër dhe Lezhë. Trajtimi me transparencë të plotë për çdo banor dhe biznes, dhe konform ligjit, është përgjegjësi dhe detyrim për të gjithë", tha Ademi

 

Sakaq, ndaj Ademit ka reaguar Agron Caka, administrator i Shoqërisë Ndërkomunale Bushat, ku shprehet se ndryshimi i tarifës së shërbimit të depozitimit të mbetjeve në landfill është tërësisht i ligjshëm dhe vjen si pasojë e rritjes së kosotve.

"Si pasojë e rritjes së volumit të mbetjeve në landfill është rritur numri të i punonjësve i cili ka rezultuar në dhe rritjen e shpenzimeve". Po kështu, kanë qenë të nevojshme të kryhen një sërë investimesh në Landfill për të përmbushur kërkesat që vijnë nga respektimi i mjedisit. Natyrisht që jo vetëm Bashkia e Shkodrës, por edhe ajo e Lezhës, Vaut të Dejës dhe çdo Bashki do dëshironte një kosto sa më minimale të shërbimit. Por ata duhet kenë parasysh se çmimi i para 10 viteve nuk mund të jetë i njëjti edhe sot, pasi nuk i përgjigjet më dinamikës së kostove", thuhet në reagimin e administratorit të landfillit të Bushati.

Përgjigja e prefektes Shkodër drejtuar Voltana Ademit

 

Vendimi i këshillit të bashkisë Vau i Dejës

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ekonomisti: 05/01/2021 22:50

    Ore se spo arrij me e llogarit kete kosto qe rritet me 43%, nderkohe qe eshte duke u rrit 2-fish hahahaha

    Përgjigju
  • Monella jovagabonde: 05/01/2021 19:42

    Nuk asht kaq e thjeshte menaxhimi i plehrave!! Ju kujtoj disa filma kur vriten shume vete derisa tenderin e marr ai qe do mafia.... Keshtu eshte edhe puna e plehrave ne Shkoder, Voltana pasi deshtoi ta menaxhonte vete pastrimin e qytetit duke futur ne loje Mark Mollen prishi marreveshjet e vjetra dhe thirri ne skene nipin e Sadri Abazit qe jo vetem nuk e ka pastruar Shkodren por po e qelb fare sa duket Shkodra si Kandahar!! Pastaj keta te landfillit pse kerkojne te rrisin cmimin? Cfare kane rregulluar ne sherbimin qe ofrojne?! Asgje! Thjesht duan te zhvasin disa dollare me shume aty ku ka boll!!

    Përgjigju
  • Tophansi: 05/01/2021 19:03

    Moj plehre 72 mije lek te vjetra merr per gjdo familje Shkodrane!vill me pak ,se ajo eshte zanati yt dhe per dinamit ti shquhesh,o kryekarja me e pa afte e Shkoders.

    Përgjigju
  • ymeri: 05/01/2021 18:27

    KJO VOLTANA ESHTE komplet idiote,,,si mund te zgjidhet ne krye te bashkise shkoder nje hajvane si kjo,,shikoni se c'ben me plehrat as e can koken fare per to,,,ajo ka hallin vetem te rroges asgje tjeter..,me burrin xhenerik,,,hapu dhe te futemi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja