Landfilli i Vlorës, arkeologët: Po
ndërtohet mbi rrënoja arkeologjike

Landfilli i Vlorës, arkeologët: Po<br />ndërtohet mbi rrënoja arkeologjike
VLORË-Bashkia e Vlorës ka parashikuar të ndërtojë një Landfill në fshatin Sherisht, por sipas arkeologëve ai po ndërtohet mbi rrënoja arkeologjike. 
 
Impianti i mbetjeve do të ndërtohet 15 km larg qytetit të Vlorës dhe vlera e tij është 20.8 milion euro. Kjo zonë është e kufizuar nga fshati turistik i Kaninës dhe Drashovicës.
 
Arkeologu, Novruz Bajramaj ngre shqetësimin për vendin ku do të ndërtohet ky impian gjigand, pasi në këtë vend gjenden mbetje arkeologjike mijëra vjeçare, të cilat tregojnë se në këtë zonë ka pasur qytetërim të lashtë prehistorik.
 
Arkeologu Bajramaj kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të dërguar ekspedita dhe specialist për studimin e kësaj zone pasi në afërsi të saj gjendet fshati Kaninë i cili ka një histori 3 mijë vjeçare. Në këtë zonë ka mbi 30 objekte, monumet kulture.

''Qysh në fillim që është shtruar mendimi për ndërtimin e këtij landfilli në këtë zonë, unë kam qenë kundër. Këtu jemi në një qendër të gjetjeve arkeologjike të zonës së Kaninës. Shumë pranë këtu në vitin 1307 përmedet një dokument, ku është gjetur një mozaik i periudhës kristinae që ka vlera të jashtëzakonshme. Zona ku mendohet ku do të ngrihet landiflli, fillimisht duhet t'i nënshtrohet ekspeditave'',-u shpreh Bajramaj. 

Gjithashtu Bajramaj shprehet, se në të gjithë territorin gjenden gjurmë që sipas analizave të bëra tregon se ky vend ka qenë i banuar 60 mijë vite përpara, një vazhdimësi jete dhe do të jetë një fatkeqësi që këto të gjurmë të groposen së bashku me mbeturinat.
 
Shqetësimi është dërguar dhe Këshillit të Qarkut të Vlorës për rishikim e ndërtimit të landfillit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’