Lapaj në 'Pa Protokoll': Kushtetutën mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi (Neni 177)

Avokati Adriatik Lapaj thotë se të drejtën për të kërkuar ndryshime kushtetuese e ka vetëm Kuvendi i Shqipërisë, me një nismë të ndërmarrë nga jo më pak se 1/5 e deputetëve. Edhe në këtë rast, me një votim deputetët mund t'ia kalojnë qytetarëve në një referendum, tha Lapaj, i cili shtoi se qytetarët thirren vetëm kur "politika është në ngërç".

Avokat Lapaj tha se në leximin që ai i ka bërë deklaratës së Metës, mendon se "ndryshimi i Kushtetutës mund të jetë referendumi që Meta i ka kërkuar Presidentit". Por sipas tij, edhe pse referendumet e zakonshme bëhen me 50 mijë firma, në çdo rast skanohen nga Gjykata Kushtetuese. "Por përsa kohë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale nuk ka kush e shqyrton përputhshmërinë me Kushtetutën", tha ai.

Rishikimi i Kushtetutës është i parashikuar në netin 177.

RISHIKIMI I KUSHTETUTËS Neni 177

1. Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit.

2. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme.

3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

4. Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projekt amendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.

5. Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

6. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

7. Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.

8. Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum


Lajmi kryesor:

Meta kërkon referendum/ Kikia në Report Tv: Tashmë betejë gladiatorësh, do thyhen koka! Koçi: Presidenti, i menderosur! (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot