'SPAK po tregon se askush nuk është mbi ligjin', Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, deputetët 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend

Publicisti Namir Lapardhaja, i ftuar në Report Tv, e quan padyshim 2024-ën si vitin e SPAK. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka goditur nivele të larta të politikës që në këto 34 vite nuk ishte menduar asnjëherë. Lapardhaja shprehet se SPAK po tregon se askush nuk është mbi ligjin.

“Viti 2024 është viti i SPAK, kemi parë të ngjiten dhe të futen brenda dyerve të qelqta të SPAK njerëz të rëndësishëm të politikës që në këto 34 vite nuk ishte imagjinuar e as menduar ndonjëherë se do përballeshin më drejtësinë. Kemi zhbërjen e një koncepti që drejtësia nuk është për nivele të larta të politikës, por për njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm, gjë që u  zhbë gjatë këtyre viteve dhe këtyre muajve. Edhe vetë politika duhet të mësohet me këtë realitet të ri. Përveçse goditjes dhe hapjes së çështjeve penale qoftë ndaj Berishës e Metës, kemi edhe vetë fillimin e një procesi që është në hapat e para ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës. SPAK do vijojë edhe me personazhe të lartë të politikë, duke mos lënë pa prekur qoftë edhe kryeministrin Rama edhe bashkëpunëtorë të tij. Po u tregon se askush nuk është mbi ligjin”, tha Lapardhaja në Report Tv.

Opozitën nuk e sheh fituese në zgjedhjet parlamenatre të 2025, duke thënë se PD e PL penalizohen me faktin që kanë lidhur fatet e tyre me fatin penal të Berishës. Për publicistin Lapardhaja, ehe vetë deputetët e PD janë të vetëdijshëm që s’do fitojnë, por janë rreshtuar krah tij për të siguruar një karrige deputeti në zgjedhjet e ardhshme.

“Opozita nuk duhet të lidhë fatin me figura problematike që kanë problemet e tyre nga e shkuara dhe jo nga aktiviteti i tyre si opozitarë me drejtësinë. Në këtë kuptim mendoj se duke qenë se s’ka ditur të ndahet nga e shkuara. Opozita ka qenë e penalizuar qoftë nga fati i Berishës, qoftë nga fati i Metës. Aksioni 3-vjecar i Berishës në krye të PD për ta zhbërë dhe për ta marrë atë ndër vete, mendoj se ka dekurajuar votën opozitare. Sot pavarësisht korrupsionit shumë të madh, goditjeve mjaft të mëdha që ka marrë mazhoranca, pakënaqësisë popullore, nuk ka shqiptar që mendon se kjo opozitë do fitojë qeverisjen. Edhe vetë deputetë e Berishës  e dinë një gjë të tillë, por kanë qenë të detyruar të rreshtohen pas Berishës për të pasur një karrige deputeti të sigurt, pavarësisht se çfarë ndodh më 11 maj”, tha ai.

Përtej Berishës dhe Metës, Lapardhaja thekson se partitë opozitare duhet të bëhen bashkë në koalicion me qëllim për të rrëzuar Ramën.

“Do shpresoja që forcat e reja politike të mblidhen në një kamp të përbashkët, përtej Berishës dhe Metës, me synimin për të rrëzuar mazhorancën me Ramën, dhe të kenë si etalon të përbashkët marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar, por edhe mbështetjen ndaj drejtësisë së re”, vijon Lapardhaja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Foshnjat e lindura në 2025 nisin gjeneratën Beta! Deri në 2035 do të përbëjnë 16% të popullsisë së botës

Foshnjat e lindura në 2025 nisin gjeneratën Beta! Deri në 2035 do të përbëjnë 16% të popullsisë së botës