Barcelona u rikthye në krye të La Ligas së futbollit në Spanjë dhe sipas 'Sport' presidenti Joan Laporta po përgatit dhuratën për trajnerin Hansi Flick, kjo pasi është shumë i kënaqur me punën e gjermanit.
Sipas kësaj medie, klubi po planifikon të përfshijë një klauzolë unike në kontratën e Flick. Kjo klauzolë do të lidhë të ardhmen e trajnerit me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të FC Barcelonës në vitin 2026.
Nëse Laporta nuk rizgjidhet si president, Flick do të ketë mundësinë të largohet nga klubi pa ndonjë pengesë.

Pritet që palët të bien dakord për rinovimin, por kjo do të varet edhe nga situata financiare dhe afrimet e projektit të ri, pasi çdo blerje duhet të jetë në përputhje me kufizimet e mundshme.
Kjo ide duket edhe si një dhuratë ditëlindjeje, pasi gjermani mbush sot 60 vjeç.
Komente

