Laprakë, ish-themelues të PD-së
kërkojnë Ramën dhe "Rilindjen"

Laprakë, ish-themelues të PD-së<br />kërkojnë Ramën dhe "Rilindjen"
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar me një grup ish-themeluesish, ish-drejtuesish dhe ish-anëtarësh të Partisë Demokratike, të cilët të zhgënjyer nga qeverisja e kësaj force politike kanë vendosur t’i bashkohen alternativës socialiste për një Rilindje Shqiptare, bën të ditur zyra e shtypit e PS-së.  Takimi është zhvilluar me kërkesën e përfaqësuesve të këtij grupi me bindje të djathta, në zonën e Laprakës. Ata janë banorë të periferisë së kryeqytetit. Gjatë diskutimeve pjesëmarrësit në takim kanë shtruar domosdoshmërinë e ndryshimit të qeverisjes dhe nisjes së një procesi rilindjeje në të gjithë sektorët.

Artistja e mirënjohur Vera Laçi, ka thënë se “Unë si nënë dua rilindjen për të ardhmen, sigurinë dhe shanset e barabarta për fëmijët e mi. Unë si artiste dua një rilindje për artin, që arti dhe kultura të transmetojnë vlera, që të mbështeten dhe të stimulohen nga shteti. Ne nuk mund të jemi më një kontingjent njerëzish që s’reagojnë për hir të idealit, sepse ideali i vetëm është atdheu, të cilit i duhet një Rilindje”.

Avokati dhe profesori Gjovalin Mirashi ka thënë se“Jam nismëtari i parë i PD-së dhe kryetari i saj i parë, që në shkurt të 1991 në Fierzë. Kam punuar vazhdimisht për 22 vite, por duke më zhgënjyer programi i kësaj partie, unë sot do bëhem pjesë e partisë Socialiste dhe së bashku me lidershipin e saj me në krye Edi Ramën unë do të kontribuoj deri në fitoren më 23 qershor”.

Kreu i PS, Edi Rama nga ana e tij e ka vlerësuar kërkesën e tyre për takim si  "një akt emancipues. Është një akt për t’i thënë kësaj shoqërie se njerëzit nuk duhet të lidhen përjetësisht dhe qorrazi pas partive, por partitë duhet të jenë të lidhura me njerëzit, duhet t’ju shërbejnë njerëzve, duhet t'i plotësojnë ato që njerëzit kërkojnë, për t’i pasur njerëzit me vete. Ky është ndryshimi që ne duam. Ky është ndryshimi mes një shoqërie të prapambetur demokratikisht dhe një shoqërie të zhvilluara demokratikisht. Edhe ky moment, edhe ky akt, edhe ky kontribut që ju jepni, është shumë më tepër se sa disa njerëz që vijnë nga PD dhe e djathta dhe janë bashkuar me PS dhe më përpjekjen tonë të përbashkët për këtë rilindje, sepse është siç e thashë, një akt emancipues, që tregon se edhe tek ne këtu në Shqipërinë e ndarë keqas, për shkak edhe të së shkuarës komuniste po fillon të fryjë një erë e re e kapërcimit të këtyre hendeqeve të mëdha që ka hapur politika e konfliktit dhe mllefit që është ushqyer për fat të keq vijmësisht nga kryetari i PD”, ka thënë kryesocialisti, i cili gjithashtu ka nënvizuar faktin se me fitoren e PS dhe shkuarjen e PD-së në opozitë edhe kjo forcë politike do të rilindë".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten