TIRANE - Problemet e shkëputjes së energjisë elektrike vijojnë në kryeqytet, kështu banorët e zonës së Josif Pashkos në Laprakë vuajnë mungesën e energjisë që prej orës 18:00. Kjo zonë është konsideruar si një zonë problematike për shkëputjen e energjisë elektrike.

Banorët e zonës së Laprakës shprehen shumë të indinjuar për këto ndërprerje, pasi mungesa e energjisë zgjat 5 ose 7 orë çdo ditë.

Mësohet se banorët e zonës janë detyruar të përdorin gjeneratorë për të siguruar energjinë elektrike.

Aktualisht zona është në errësirë dhe nuk dihet ende se kur do të rikthehet energjia.

laprake, pa energji elektrike me logo
(Fotoja është sjellë në redaksinë e Shqiptarja.com nëpërmjet rubrikës RAPORTONI JU)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)