Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ishte dukshëm mjaft i emocionuar në seancën solemne të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Gjatë fjalimit, teksa po përshëndeste të ftuarit e kësaj ceremonie të veçantë, ai ka bërë një lapsus. Pikërisht në nisje të fjalimit, kur përshëndeti prezencën e kryeministrit Edi Rama, Kadri Veseli e quajti atë Kryeministër të Kosovës.
“I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, Edi Rama”. Sigurisht që në sallë pati reagime dhe të qeshura. Ndërsa Veseli tha se do të mundohet t’i përmendë të gjithë edhe me gabime edhe pa gabime, pasi bashkëpunëtorët e Kosovës së pavarur janë të shumtë të numër.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com