Një lapsus në faqen e parë të gazetës “MAPO” tërhoqi vëmendjen e të gjithë lexuesve, por jo vetëm, komente nga më të ndryshmet në blogje dhe në rrjete sociale, ku ishte publikuar faqja e parë e kësaj gazete të datës 27 korrik 2012.
Në titullin që shoqëron intervistën e ish presidentit Bamir Topi të enjten në mbrëmje në Top Story, ku ai theksoi nevojën e rotacionit politik në 2013, me gabimin drejtshkrimor i bie që rotacioni të ndodhë në 2103 dhe komentet janë të pafundme.

“MAPO profetizon? Apo një rrëshqitje frojdiane?”- ironizon një komentues në blogun Peshku pa Ujë.
“Berisha na pat thene se edhe 30 vjet do zgjasë. A thu na ka mashtru. Pis burre!” shkruan një komentues tjetër me emrin Beni.
“Rrëshqitje e cfare se... Shtoji 9 vjet dhe del 2112. Fiks per 200 vjetorin e pavaresise” përgjigjet komentuesi me pseudonimin Merluc i gjallë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com