Për rreth 8 vjet ka ushtruar profesionin e shoferit në transportin publik urban, por vetëm para 3 muajsh ky drejtues autobusi vendosi të marrë një vendim të rëndësishëm.
“Kam dy- tre muaj që kam kërkuar me ik. Ne kemi familje me mbajt. Do iki jashtë shtetit për një jetesë më të mirë. Këtu nuk përballohet dot shumë jetë e vështirë.”
Po çfarë po ndodh me transportin urban? Shoferi i intervistuar nga Report TV thotë se, ashtu si ai janë edhe shumë të tjerë që duan të largohen për shkak të kushteve të punës.
“Edhe të tjerëve ia kam dëgjuar që do ikin se nuk shtyhet. Unë dua të ik jashtë, rroga e vogël, oraret e zgjatura. Rroga është afërsisht 400 mijë lekë të vjetra. Çfarë janë këto para me këto çmime që janë. Në treg nuk ka shofera.”
Përfaqësues të shoqatës së transportit publik thonë se vetëm në tre muajt e fundit ka patur mbi 100 shoferë të cilët kanë firmosur dorëheqjen vetëm në Tiranë, ndërsa në të gjithë vendin janë 1500 punonjës të larguar.
“ Ajo që vihet re është largimi në masë i shoferëve duke qenë se dhe në Gjermani kemi patur njohjen e patentës dhe në vende të tjera të Europës . Ka një mungesë interesi dhe nga të tjerët që nuk kanë patentë për të vazhduar patentën për shofer autobusi. Duhen dhe paga më të mira. Në këtë fazë subjektet e transportit i kanë suportuar me pak, por jo në nivelin e duhur apo aq sa marrin jashtë.”
Sipas kreut të shoqatës së transportit urban, ka vështirësi serioze për të zëvendësuar mungesën e stafit, pasi punëtorët preferojnë të largohen dhe të punojnë në vendet e BE, aty ku puna e tyre vlerësohet dhe më shumë.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2813
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Terminali lindor i autobusëve në funksion të plotë, Rama ndan pamjet: Shembull i kalimit të infrastrukturës së shërbimeve në një nivel tjetër
19 Janar, 08:12
-
FOTO/ Veliaj prezanton nismën e re: Tani mund të vizitosh Tiranën me OpenBus Albania
18 Korrik 2023, 10:08
-
Aksident në Turqi, autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 të plagosur
29 Maj 2023, 09:01
-
Buxheti 2023/ Veliaj: Ndërhyrje kapilare në çdo lagje, dy terminalet e autobusëve zgjidhje për trafikun! Ja ndërtesat publike që do zhvendosen në Bulevardin e Ri
13 Nëntor 2022, 15:08
-
Shoqata e Transportit Urban letër kryeministrit: Kemi vështirësi prej çmimeve të larta të naftës dhe pjesëve të këmbimit për mirëmbajtjen e mjeteve
7 Nëntor 2022, 11:23
-
Rritja e çmimeve/ Shoqata e transportit: Na subvenciononi ose rrisim biletën e autobusit 70-80 lekë
21 Shtator 2022, 16:39
-
Pamje të frikshme, re të zeza tymi mbulojnë rrugët në Durrës pasi autobusi mori flakë në ecje
7 Gusht 2022, 17:05
-
Shoqata e Transportit paralajmëron ndërprerjen e aboneve në gusht deri në mbylljen e shërbimit: Shteti të na subvencionojë ose të rritet çmimi i biletës
27 Korrik 2022, 11:27
-
Kapet 'mat' shoferi i urbanit, drejton autobusin me telefon në dorë! Gjobitet me 8000 lekë
20 Korrik 2022, 21:26
-
Shkrumbohet autobusi në Vlorë, po transportonte punonjësit e fasonerisë! Asnjë i lënduar
26 Maj 2022, 07:12
-
Tiranë/ Brenda 3 javëve aksidentohen 4 autobusë! Qytetarët të pasigurt: Shoferët të alkoolizuar e të papërgjegjshëm! Memaj: Urbanët janë të kolauduar, drejtuesit të trajnuar
21 Maj 2022, 18:27
-
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, autobusi i Kombinatit del nga rruga dhe përplaset me koshin e mbeturinave
16 Maj 2022, 10:33
Urbanet jane te amortizuara shoferet kerkojne te largohen, prandaj shoqeria autobuzeve duhet ti mbyllin urbanet mbasi nuk plotesojn kushtet pa kondicjoner, pa pasterti makina te vjetra duhen zevendesuar me urban elekrik
Përgjigjuike lere ajde ne Evrope ,se mose e di pekmes gorrice ,1500 euro ke ne muajte
PërgjigjuKemi udhehes te mpir qe as nuk duan tja dine se ça po behet,edhe ne si popull jemi kot fare ,ka ardh koha si asnje here te ngrihemi,ti mbledhim drogaxhinjt ne parlament dhe ti mbyllin neper istitucionet e edukimit
PërgjigjuOr zoteri ku ka transport publik ne Shqiperi ?I kane dhene te gjitha privatit ,prandaj largohen njerezit prej pagave prej skllavi.Hajde model ekknomik hahde.Mbysh privatet me leke dhe popullit u mbesin therrimet .Jo vetem Rama pir qe nga Nano ,Sakiu dhe Meta kur ushte i shiten te gjitha asetet publike ise i dhane me koncension dhe populli mbetet pa pyne dge laegohwt rinia.Modeli i leshit te koncensioneve dhe PPP qe e mbajne vwndun 200 vjet ne fukarallek
Përgjigju