Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për largimet e disa figurave të Partisë Socialiste, ku tha se listat e kandidatëve për deputet nuk janë stenda për të vendosur vazo antike.
‘Ne kemi betejën me vetveten për tu bërë sa më të mirë në çdo hap dhe sa më të denjë për njerëzit. Ne kemi betejën për të fituar mendjen dhe zemrat e njerëzve. Ne nuk mundet dot të jemi njerëz që drejtojnë këtë forcë politike, bazuar në idenë që kemi për njëri-tjetrin brenda mureve. Ka shumë të tjerë që nuk janë brenda këtyre mureve dhe qëllimi ynë është të rrafshojmë muret ndarës. U bë këngë Rilindja apo PS, PS apo Rilindja. Është absurde se njerëz që e shohin një parti politike nga jashtë e të kërkojnë që të mos rilindë duke u hapur. Nuk janë dy gjëra të ndryshme është PS që ka detyrimin të vetëndryshojë, dhe faktikisht ky është një proces që ka ardhur duke u konsoliduar. Nuk kam asnjë diskutim, për disa nga miqtë shokët kolegët që kanë dhënë kontribut ndër vite, por nuk janë më. Ato e kanë vendin të palëvizshëm në sytë e mi. Sa jep ky për mua sot dhe jo ça ka bërë ky dje. Partitë politike janë për të votuar në lartësitë e sotme. Nëse unë nuk arrij të bëjë këtë për çfarë i duhem unë PS-së apo vendit. Vendi duhet ta dojë PS pa kushte. Skuadrat ndërtohen me lojtarët që janë më në formë dhe që janë në gjendje në atë moment të përballojnë kundërshtarin dhe të fitojnë ndeshjen. Nuk ka këtu histori të tjera. Nuk janë stenda listat e deputetëve për të vendosur vazot e antikitetit. PD ka ndërtuar një stendë me vazo antike. Kuptohet me fosile në këtë rast. Agron Duka se ka nxjerrë një ditë partinë nga garazhi. I duhet patjetër Agron Dukës të jetë deputet, se do të bëhet ministër Bujqësie prap, meqë ka më shumë pula seç ka çdo shqiptar tjetër, dhe ky si gjeli agrares do të futet tek PD se ska kotec tjetër që ta mbajë.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Kush është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar nuk është në listë! PD zhgënjyese, emra për të mos i ngelur hatri! LSI njerëz me dosje nga SPAK e OFL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10