Largimi i Berishës nga grupi parlamentar, Nishani: Basha skuth, argat i Ramës që tenton të zhbëjë PD! Kadilli: Partia humbi liderin dhe ish-liderin, të dy janë falsë!

'Vendim prej skuthi të Bashës' e ka cilësuar i ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Me një postim në Facebook, Nishani e quan Bashën 'argat të Ramës', teksa thotë se misioni i tij është zhbërja e PD-së. Nishani, i cili nuk i ka kursyer kritikët për Bashën edhe më parë, e konsideron këtë të fundit njeri pa asnjë kontribut politik e partiak, që po përçanë në mënyrë 'fatale' partinë. Ai i bën thirrje demokratëve që të luftojnë për rivendosjen e parimeve dhe garancive bazë të lirisë.

Në të njëjtën linjë me Nishanin ka qenë edhe ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili u shpreh se thotë se PD humbi liderin dhe ish-liderin, ndërsa të dy, Bashën dhe Berishën, i cilëson si njerëz fals, pa moral e parime. Sipas Kadillit, vendimi i Bashës ishte i bazuar në llogari, për të mbajtur karrigen e kryetarit, jo për të ardhmen e PD.

"Fundi i KryetaroKracise! PD-ja humbi edhe liderin, edhe ish-liderin. Në PD ndodhi një “atvrasje” dhe një “vetëvrasje”. Te dyja janë fallco. Pa thelb moral. Pa parime. Demokracia nuk fitoi asgjë. Opozita nuk fitoi asgjë. Me dakordësi, apo pa dakordësi mes tyre, kryetari dhe ish kryetari, na dhanë provën se si nuk funksionon partia, por funksionojnë llogaritë e atyre që kanë vulën e partisë dhe listën e anëtarësisë. Vendimi prej skuthi, në çastet e fundit, i Bashës është bazuar mbi llogari, jo mbi parime. Vendim është i llogaritur. Ky vendim bëhet për të shpëtuar karrierën e kryetarit, por jo të ardhmen e PD", shkruan Kadilli.

Kadilli i bën thirrje demokratëve që të mos qëndrojnë "spektatorë", por të reagojnë pasi "na duhet një politikë e re, një opozitë e re, që ta krijojmë vetë".

"Nga ky vendim del vetëm një mësim: njerëz mos qëndroni spektatorë! Nuk mund të jenë disa individë që vendosin për ne. Nuk mundet që fatet e opozitës të varen nga llogaritë e disa individëve. Nuk na duhen Vendime që na vijnë si Urdhëra. Nuk zgjidhin asgjë. Vendime qe vijnë si llogari e dikujt tjetër. Vendimet na takojnë ne. Të gjithëve. Njerëz të fitojmë sovranitetin! Të vendosim vetë! Na duhet një politikë e re, një  opozitë re, që ta krijojmë vetë", thekson Kadilli.

Duke e cilësuar si një nga momentet më të vështira për të, Lulzim Basha bëri me dije mbrëmjen e djeshme se kishte vendosur largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, deri sa të zbardhet çështja në rrugë ligjore, referuar betejës ligjore të nisur nga ish-kryeministri ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken. Lulzim Basha tha se largimi i Sali Berishës është në interes të Partisë Demokratike dhe në emër të saj po e bën këtë sakrificë. Basha e mori këtë vendim pa u konsultuar me strukturat e tjera të partisë.

Menjëherë pas kësaj, Berisha reagoi duke thënë se Basha duhej të kishte dhënë 5 herë dorëheqjen, para se të merrte vendimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD. tha se i qëndron paralajmërimit që kishte bërë ditë më parë se nëse përjashtohet pa prova do të bëjë çdo gjë për ta rimarrë partinë që e themeloi vetë. Teksa nënvizoi se do të bëjë gjithçka që t'i rikthejë sovranitetin PD, madje ndërsa u pyet nëse do të rimarrë drejtimin e PD Berisha tha se është i hapur për çdo posti kushtetues.

Vendimi i Bashës ka nxitur joi pak tensione në PD, ku janë disa deputetë që i kanë dalë kundër atij si Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka e Bujar Leskaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Përjashtimi i Berishës, Nishani: Basha veproi si skuth, argat i Ramës me mision zhbërjen e PD! Mos dorëzohemi përballë këtij provokimi

"Skuth, përfitues i përhershëm pa kurrfarë meritash", kështu e ka cilësuar Bujar Nishani, Lulzim Bashën, pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD. Me një postim në Facebook, ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së ashpërson tonet, teksa thotë se Basha ka vendosur të përçajë 'në mënyrë fatale' PD-në.

"Lulzim Basha ka vepruar si një skuth! Një njeri i katapultuar në krye të Partisë Demokratike, pa asnjë kontribut politik e partiak, pa asnjë sakrificë dhe eksperiencë në beteja politike, një përfitues i përhershëm pa kurrfarë meritash, vendos të përçajë në mënyrë fatale atë parti", thotë ai.

Vendimin e Bashës, Nishani e konsideron “dhunim të rëndë i parimeve më fondamentale të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë”, ndërsa thekson se ai nuk respektuar as një rregull të partisë.  Ai e quan Bashën 'argat' të Ramës, teksa thotë se misioni i tij është zhbërja e PD-së.

"Lulzim Basha fyen, përçmon e injoron çdo institucion e rregull minimal në Partinë Demokratike, duke marrë një vendim ekstrem, të përjashtimit nga Partia Demokratike të themeluesit të saj pa asnjë diskutim në forumet e partisë, pa asnjë mbështetje në statutin dhe rregullat legale të partisë, pa asnjë procedurë vendimarrëse të Kryesisë, Këshillit Kombëtar apo Kuvendit të Partisë Demokratike! Vendimet personale, në fshehtësi, në mungesë të diskutimit midis të zgjedhurve legjitim të demokratëve, jashtë forumeve të partisë, janë karakteristika të një skuthi politik. Ky akt është dhunim i rëndë i parimeve më fondamentale të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë ! Ky është Lulzim Basha që u katapultua politikisht me misionin e asgjesimit të Partisë Demokratike, asgjesimin e së djathtës në politikën shqiptare, asgjesimin e alternativës qeverisëse përballë së majtës, trashegimtare e stalinistëve shqiptarë filoserbe. Ky është sot pengu dhe argati i Edi Ramës, në krye të Partisë Demokratike!", shkruan Nishani.

Ai i bën thirrje demokratëve që të mos bien pre e këtij "provokimi të rëndë", por të luftojnë për rivendosjen e parimeve dhe garancive bazë të lirisë.

"Demokratët, shqiptarët e ndershëm, njerëzit e lirë dhe patriotë duhet të mos dorëzohen përballë këtij provokimi të rëndë për asgjësimin e fondamenteve me bazike të demokracisë. Cilido që beson tek vlerat, parimet dhe morali, duhet të luftojë çdo ditë për ringritjen e Partisë Demokratike, për rivendosjen e parimeve dhe garancive bazë të lirisë, të së drejtës dhe demokracisë në këtë vend. Kushdo që hesht sot është bashkëfajtor në asgjesimin e asaj partie dhe vlerave të demokracisë në tërësi", thekson Nishani.

Ora 08:37
Petro Koçi: Berisha të kishte ikur vetë, fakti që u përjashtua nga Basha është jo dinjitoze për të

1628069548_KOCI.jpg

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, e konsideron jo dinjitoze për Berishën faktin që arriti deri aty sa u përjashtua nga Lulzim Basha.

"Basha, po të ishte lider nuk do e merrte këtë vendim pas presionit të gjatë dhe intensiv të SHBA, por ta ndërmerrte sapo Berisha u shpall 'non grata'. Edhe Berisha do duhej të largohej vet nga politika. Të përjashtohesh nga Basha është jo dinjitoze për të", ka shkruar Koçi.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/09/2021 22:30

    Veprimi i Bashes nuk eshte veprim prej skuthi,ai eshte veprim prej politikani te kujdesshem qe eshte i detyruar te zgjedhe nje rruge te mesme per te kenaqur te gjithe.Skutha jeni ju te gjithe, qe po perdornin flamurin e reckosur e te dale boje te Berishes,per inate dhe perfitime personale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren