E përjashtoi nga PD, Berisha: Vendim personal i Bashës, të jepte 5 herë dorëheqjen, u kërcënua me sanksione! Do bëj gjithçka të rikthej sovranitetin e PD, i hapur për çdo post, do jem në Kuvend

Përjashtimi nga grupi parlamentar i PD, për Sali Berishën ka qenë një vendim që nuk pritej nga kreu i PD Lulzim Basha. Ish-kryeministri i shpallur “Non Grata” nga SHBA në reagimin e tij thotë se Basha më mirë të jepte 5 herë dorëheqjen e tij se sa të shkelte sovranitetin e PD, duke marrë sipas tij një vendim personal, pa pyetur asnjë forum të partisë.

Përpara se kreu demokrat ta shpallte publikisht "Non Grata" nga partia, Berisha thotë se ka komunikuar me të dhe se e dinte që kishte presion të madh, madje se sipas tij është kërcënuar me sanksione, por thekson se nuk e priste që të merrte këtë vendim, përpara se të mblidhte grupin parlamentar të PD në seli këtë mbrëmje. Vendimin e cilësoi nul, pasi sipas tij, nuk është konsultuar me strukturat duke "asgjësuar PD-në si opozitë sovrane".

"Një vendim të tillë një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë nuk mund ta marrë. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ka por pavarësisht nga presioni mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa të dorëzonte sovranitetin E PD".

Ky veprim do t'i kushtojë Lulzim Bashës dhe hakmarrja do t'i serviret "dhëmbë për dhëmbë". Ish-kryeministri Berisha tha se i qëndron paralajmërimit që kishte bërë ditë më parë se nëse përjashtohet pa prova do të bëjë çdo gjë për ta rimarrë partinë që e themeloi vetë. Teksa nënvizoi se do të bëjë gjithçka që t'i rikthejë sovranitetin PD, madje ndërsa u pyet nëse do të rimarrë drejtimin e PD Berisha tha se është i hapur për çdo posti kushtetues.Më tej Berisha shtoi se është kërcënuar me familjen, por se do të vijojë qëndrimin e tij. I palëkundur, ish-kryeministri tha se nesër do të jetë në parlament pavarësisht vendimit të Bashës për ta përjashtuar.

Ashtu sikurse paralajmëroi Berisha, menjëherë kanë nisur tensionet në selinë blu, ndërkohë që Basha zhvillonte një mbledhje me grupin parlamentar dhe anëtarët e kryesisë. Deputetët që kanë dalë kundër vendimit të Bashës deri më tani janë Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj... ndërsa ka pasur dhe nga ata që e kanë mbështetur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Berisha: Me vendimin e Bashës janë lënduar mijëra demokratë, PD në 8 vite ka kaluar nga disfata në disfatë

Kryeministri Sali Berisha ka thënë se me vendimin e kreut të PD Lulzim Basha për ta përjashtuar nga partia, janë lënduar mijëra demokratë e shqiptarë. Sipas tij në 8 vite PD nuk ka shënuar asnjë sukses, por ka kaluar nga disfata në disfatë.

“Jam i hapur ndaj çdo posti.PD në 8 vite ka kaluar nga disfata në disfatë. Mijëra demokratë janë lënduar sonte si asnjëherë më parë. Janë lënduar edhe të gjithë ata shqiptarë që besojnë se forcat opozitare duhet të qëndrojnë sovrane. Sali Berisha vërtetë e ka betejë personale, por e ka për çdo shqiptar që e ka të çmuar dinjitetin shqiptar”- tha ai.

Ora 22:01
Do rimarrë drejtimin e PD? Berisha: Jam i hapur për çdo post kushtetues

1631211689_bashaberisha.jpg

I pyetur nëse do të marrë drejtimin e PD-së, Sali Berisha është shprehur i gatshëm, nëse gjithçka është në respekt me Kushtetutën.

"Jam i hapur për çdo lloj posti në kuadrin kushtetues. Besimi më i madh është te demokratët dhe shqiptarët, kam bindjen se jo vetëm dhjetëra mijëra demokrat janë lënduar sa asnjëherë në ekzistencën e tyre, por me dhjetëra e mijëra shqiptar që besojnë se Shqipëria është një vend sovran dhe se me vendime të bazuara në shpifje dhe trillime nuk mund të vendosen", tha Berisha.

Ora 21:53
U përjashtua nga Basha, Berisha: PD do të ziejë fuqishëm, shumica në parti janë me mua

Sali Berisha thotë se PD do të ziejë fuqishëm pas vendimit të kreut të PD Lulzim basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD. Kjo pasi Berisha nënvizoi se në parti janë të shumtë ata që e mbështesin atë dhe jo Bashën.

“Shumica janë me mua, për të mos dhënë një përqindje, jo vetëm të demokratëve dhe të gjithë janë pro amerikan sa Lulzim Basha, por smund të konceptoj që një vend tjetër një qeveri tjetër mbi baza lobimi kryekëput korruptiv të marrë një vednim ndaj një njeriu që ka 8 vite në opozitë dhe që mbron interesin publik. Unë i kam ditur lidhjet e Soros ma mirë se kushdo por e kam parë jetike tu them shqiptarëve se çpërfaqëson ai. Pd do ziejë fuqishë m iu garantoj për këtë”.

Ora 21:46
Berisha: Lulzim Basha është kërcënuar nga ato që nuk kanë dashur që unë të hyjë në parlament

1630853351_1621526426berisha638x3601.jpg

Sali Berisha nuk ka zgjedhur që të flasë me emra, por sipas tij Lulzim Basha është kërcënuar nga ato persona që nuk kanë dashur hyrjen e tij në parlament, mes tyre edhe SHBA-ja.

"Ata që kanë kërkuar mos hyrjen time në parlament, me emra konkret nuk e di, por vetëkuptohet se kush janë. Një vendim të tillë ai nuk e merrte kurrë, më mirë të jepte dorëheqjen, kur nuk i del dot sovranitetit, të qenurit kryetar partie ndryshon nga institucioni, por në disa aspekte është e njëjta gjë. Nuk  synim për ta përçarë, por t'i kthyer sovranitetin. Basha ka shkelmuar sovranitetin e PD gjë të cilën ai dhe askush nuk e ka një mandat të tillë, para se të vepronte kështu Basha duhet të bënte ose referendum, ose të mblidhte Kuvendin e PD, dhe këtu të thoshte do shtojmë në statut largimin nga deputet të personave që shpallen 'Non Grata', pastaj a e votonte kongresi apo jo. Se votonte kurrë atë", tha Sali Berisha.

Ora 21:44
U përjashtua nga grupi parlamentar i PD, Berisha: S'isha i papërgatitur! Basha vrau PD, jo 'atin' e tij! U kthye në satelit të Ramës, mori vendim fatal

Sali Berisha, i cilësuar si "babai shpirtëror" i Lulzim Bashës, ka komentuar "vrasjen e tij politike".

"Ndjej keqardhje për PD, Basha u shndërrua në vrasësin e PD, jo në atvrasje. Ky vendim  i Bashës e shndërron PD një satelit të Ramës, ka marrë vendim fatal, u ka shpëtuar sanksioneve që mund të binin mbi të. Nuk isha i papërgatitur", tha Berisha.

Ora 21:36
Berisha: Do të krijoj aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend duhet të ketë opozitë sovrane dhe jo fasadë

1631213753_1621444661imago0056827039s.jpg

Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha duhet që të ndërgjegjësonte ndërkombëtarët për vendosjen e sanksioneve për Edi Ramën, pas daljes së sistemit të patronazhistëve. Por sipas tij, Basha nuk bëri një gjë të tillë, por nisi zgjedhjet brenda partisë.

"Skema ime ishte e drejtë, dhe doli që ishte 100% e vërtetë, në 30 vite nuk kam bojkotuar zgjedhje të përgjithshme, por nëse do më kishte shkuar në mendje do i bojkotoja këto të 2021 pasi dolën të të dhënat personale të njerëzve, nuk them që Basha duhet të bojkotonte zgjedhjet, pse? Sepse nuk duhet ta shpallte se dogjëm mandatet dhe PD duhet të ishte në parlament, por Basha duhet të bënte çdo gjë për të ndërgjegjësuar faktorin ndërkombëtar që Ramës t'i vendoseshin sankione për sistemin e patronazhistëve, por futi partinë në një mbledhje të Këshillit Kombëtar, u fut në procesin e zgjedhjeve brenda PD, por që u kushtoi legjitimitetin e Ramës para zgjedhjeve

Çfarë do bëj?

 Do të marr çdo aksion për të rivendosur sovranitetin e PD-së. Do të krijoj aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend duhet të ketë opozitë sovrane”,

 

Ora 21:22
Marrëveshje e fshehtë Rama-Basha? Berisha: Kjo është më pak e keqja që mund të ndodhte

1631214071_Sequence03.00082218.Still024.jpg

Sali Berisha pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD, nuk e ka mohuar se pas kësaj mund të qëndrojë një marrëveshje e fshehtë, Rama-Basha. Këtë zgjodhi që ta tregojë me një shprehje të urtë popullore.

" Këtu, ne kemi përpara ujkun, jo gjurmën", tha Berisha.

Ai shtpoi se një marrëveshje e fshehtë Rama-Basha, do ishte e keqja më e mirë. 

"Është më pak e keqja ajo që thua ti, e keqja e madhe është se kryetari i partisë i lejoi vetes se nga një presion pa dyshim i madh, të marr një vendim, presion se ai vetë do futej në sanksione ndaj tij, ose ndaj partisë, Basha mund të futej në sanksione, partia gjithashtu, por njëmijë herë më mirë të mbetej sovrane", tha Berisha. 

Ora 21:18
Do krijojë parti të re? Sali Berisha: Një gjë është e sigurt, do bëj gjithçka me çdo demokrat dhe shqiptar për të vendosur sovranitetin e PD

1631214163_berisha.jpg

Sali Berisha është i për influencën e tij në PD-në që duket se do e "vë në punë" pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD. Pyetur nëse do të bëj parti të re, Sali Berisha nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se "do bënte gjithçka me çdo demokrat dhe shqiptar për të vendosur sovranitetin e partisë".

"Me veprimin e tij, Basha shkelmoi parimet themelore, PD e kanë themeluar zotërinj, studente intelektual, në kulmin e izolimit dhe rrethimit, kanë vendosur parimin e të drejtave njerëzore, sot Lulzim Basha nën presionin të lobimit korruptiv, Rama-Soros, shpall vendim të paligjshëm në historinë e pluralizmit shqiptar. Tani unë besoj se këto që të thashë, një gjë të siguroj së Sali Berisha do bëj gjithçka me çdo demokrat dhe shqiptar për të vendosur sovranitetin e partisë, që Lulzim Basha do të jepte 5 herë dorëheqjen para se të shkelmonte", tha Sali Berisha.

Ora 21:05
Basha e përjashtoi, Berisha i vendosur: Nesër padiskutim që do të shkoj në parlament! Më kanë kërcënuar me fëmijët

Ish-kryeministri i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas përjashtimit që i bëri kryetari i PD-së. Lulzim Basha nga grupi parlamentar, tha se nesër do të shkojë në Kuvend.

'Ti bëjë gjëmën PD-së. PD ka dorëzuar për shkak të lobimit korruptiv sovranitetin e saj. Si kam kërkuar njeri në botë që unë nuk dua ndihmën e tij. Ndihma më e madhe ka qenë që të kërkonte transparencë. Nuk kam kërkuar ndihmë përveç transparencës. Kam zgjedhur këtë qëndrim timin.Dhe as nuk do i kërkoj kujt ndonjëherë. Kanë kërcënuar me çdo gjë. Më kanë kërcënuar edhe me fëmijët. Unë ky jam do të qendroj në mbroj të dinjitetit tim. Do qendroj në mbrojtje të sovrantietit të PD-së. Nesër do të shkoj në parlament. Jam në parlament padiskutim.'- tha Berisha.

Ora 21:03
Berisha pas përjashtimit: Vendimi i Bashës personal dhe i asnjë forumi të partisë! Do bëj gjithçka për të vendosur sovranitetin e PD

Sali Berisha i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” Lulzim Bashës pasi ky i fundit ka vendosur që ta përjashtojë nga grupi parlamentar i PD. Vendimi sipas Berishës është personal i Bashës dhe i asnjë forumi të partisë. Po ashtu ai nënvizon se siç ka deklaruar më parë do të bëjë gjithçka për të rikthyer sipas tij sovranitetin e PD

“Basha për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim i cili është nul, sepse është vendimi i tij dhe i asnjë forumi të PD. Por nuk është ky thelbi por thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD. Ka humbur e tërë shoqëria shqiptare sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të qeverivë vendin, mund të jetë një opozitë e pavarur e interesave opozita. Pas vendimit Berisha ka deklaruar se çfarë do bëjë do bëj gjithçka për të vendosur sovranitetin e PD”, tha ai.

Para vendimit ai thotë se ka komunikuar me Bashës por se priste që ta përjashtonte.

“Kam komunikuar me Bashën dhe i kam thënë këto që po iu them ju. E dija që ai ishte në presione por se mendoja se ai duke mos respektuar asnjë lloj rregulli të shpallte një vendim të tillë personal”.

Ora 20:59
E përjashtoi nga grupi i PD, Berisha: Basha është kërcënuar me sanksione, vendim personal, shkeli statutin

1580327269_bsaha.jpg

Sali Berisha është kundër përjashtimit nga grupi parlamentar t PD-së nga Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit është kërcënuar me sanksione, teksa shtoi se e ka marrë vendimin në shkelje të statutit të PD-së.

"Sovraniteti i PD se është një institucioni sovranitetit të vendit, me njoftimin që shpalli Basha, dëshmoi se ose bëri atë që s'bëri Ilirjan Celibashi, vendosi që të dorëzojë sovranitetin, faktikisht të asgjësoj PD si një parti sovrane për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros. Jam i sigurt që e kanë kërcënuar me sanksione. Nuk më intereson se çfarë sanksionesh, por më intereson fakti se forca politike, nuk mund të jetë kurrë një forcë politike drejtuesit që i cakton një vend tjetër në botë, se këtu i merr fund gjithçka. Nëse PD i është bërë, jo Sali Berishës, se unë ë vazhdoj betejën e tij, por i është bërë goditja më fatale që mund t'i bëhet një force politike, e kuptoj presionin e madh, që Rama kanë bërë. Për të marrë një vendim të tillë, Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD, të ndryshonte statutin, të vendoste një nen në statut në të cilin të sanksionohej përjashtimi nga grupi e personave që bëhen non Grata nga SHBA", tha Berisha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 10/09/2021 02:04

    Kjo eshte nje terheqje taktike nga saliu per te mos gjasme demtuar te tjeret...po aty mut jane te gjithe...te gjithe duhen hedhur ne plehra....

    Përgjigju
  • Ani: 10/09/2021 02:00

    TE GJITHE JU TE PD DUHET TE IKNI QE NGA BERISHA E BASHA E DERI TEK ME I FUNDIT. ......JENI TE GJITHE HAJDUTE E VRASES....

    Përgjigju
    • PD. Sh: 10/09/2021 13:23

      Ju te PS jeni Engjell.!!!!!!!!

  • Iris: 10/09/2021 01:11

    Shume njerez te rendesive te ndryshme shpallen /te padeshirueshem/ per arsye te ndryshme nga shtete te ndryshme dhe mbasi jepen arsyet,ceshtja mbyllet me kaq;por kur nje vend kembengul qe /i padeshirueshmi/ te mos jete pjese e institucioneve te rendesishme ne vendin e tij,eshte dicka e rralle.Pse e them kete? Sepse tregon qe drejtesia ne vend nuk ka treguar dhembet ndaj /te padeshiruarit/.T'a zeme se nje deputet gjerman do te ishte shpallur /i padeshirueshem/ nga U.S.A,jam e sigurt qe amerikanet nuk do kembengulnin deri ketu,sepse e dine, qe drejtesia gjermane punon si ore zvicerane,por ne vende si Shqiperia,ku drejtesia ka lene per te deshiruar me vendimet e saj per ceshtje pa rendesi,imagjinoni per raste te tilla,veprimi dhe kembengulja amerikane eshte me se e kuptueshme dhe me se e justifikuar.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 10/09/2021 00:41

    Fuck Off Sali Berisha!!!!!!

    Përgjigju
  • Lame: 10/09/2021 00:32

    Sot, me ne fund, ra dhe maska e fundit e hipokrizise se demokracise ne Shqiperi. Zoti Berisha, "lideri i PD" u perjashtua simbolikisht nga ato qe e krijuan, SHBA. Eksperimentet e DASH me Shqiperine vazhdojne. Jo me diversante si ne 46-53, as me pluralizem si ne 90-92. Tashme ato jane me "hibride" me te "mutacionuara". Eshte me vend dhe mese etike qe godina e rruges se Elbasanit ti kerkoje falje shqipetareve. Si dhe te ndjerit Ramiz Alia. Apo nuk u kujtohet shprehja e tij "daleni mor djema, se nuk i di i mire keto pune". Berisha, si koke turku eshte i vetem apo do pasohet me te tjere? Sa e peshtire te shohesh se si individe te zhytur ne korrupsion si Arben Imami e Genc Ruli, Basha apo Bode rrine e veshtrojne homologet ne krahun tjeter. Ramen me shoket e tij.

    Përgjigju
  • durrsak: 09/09/2021 23:24

    Ky eshte gjesti me burreror qe ka bere Basha ne kaq vite....Ka te gjithe mbeshtetjen time....sali berisha shkofte ne djall bashke me plehrat e tij...starzimir, noka dhe topallin....kurva te plakut

    Përgjigju
  • Loja shahut: 09/09/2021 22:20

    Ore kjo eshte loje ! LULI e shpetoj perseri Berishen ! As Berisha as Luli sduhet te ishin me neper televizione ! As Rama askush por në shqiperi ka një problem jane inceneraroret pra nuk funksionon sistemi riciklimit plehrave… Me pak fjale keto jane lojrat politike dhe elita kalon nga njëra dore tek tjetra , ju popull i dashur e keni bo vaksinen, a e keni masken? A keni lek me paguar dritat? Martuar a jeni , kalamonj a keni ?

    Përgjigju
  • Populli: 09/09/2021 22:09

    Akoma faktor plaku.. Luajti ne 90 po kuan dhe sot.. Nuk mbetet gje tjeter vetem me i then qenke lojtar.. Bravo te q robt ku i ke

    Përgjigju
  • O tej: 09/09/2021 21:30

    Hajt ne te Sheqeres i pushti plak.

    Përgjigju
  • Andarti me mask shqiptare: 09/09/2021 21:27

    Vendimi i Bashes per te larguar Berishen nga grupi parlamentar tregon se Rama dhe Basha jane bere se bashku. Basha po behet vegele e Rames. Ky vendim forcon me tej diktaturen e Edi Rames, dhe te PS-se komuniste. VDIQ OPOZITA SHQIPTARE! Edhe fitorja e trete e PS-se me heret kete vite vertetoi konsolidimin e diktatures Ramiste sepse dihet qe pas 2 mandatesh duhet rotacion politik. Cohuni skiptar, cohuni ne protesta dhe clironi Alvanine tuaj nga diktatura e Rames. Nuk e kuptoj se si ju e duroni... Kjo eshte e tmerrshme! Shqiptaret duhet te reagojn me cdo lloj menyre! Rama eshte diktator qe qeveris duke shitur pavaresine politike te SHBA-te. (Ju shqipfolesit e tjere qe paguheni me tas me sup dhe me pensione te prinderve nga shteti grek per e shkruar sic po shkruaj une, mos harroni ti mbysni rrjetet sociale me thirrje per protesta, me komente percarese, por edhe me helm pesimizmi qe vrasin shpresen dhe qe inkurajon emigrimin e rinise. Duhet ta VRISNI shpresen e turkalvaneve te ndyre! Per ndryshe do jua nderpres supen dhe pensionin! Nxisni protesta! Eshte objektiv madhor qe te rrezohet Rama nga pushteti sepse ai deshiron te marri mbrapsh siperfaqen detare qe fitoi Greqia me Marreveshjen e Detit! Ai poashtu po reformon shtetin e turkalvaneve te poshter, maskarenjve qe n'a moren Epirin e Veriut! Mos nguroni te shani edhe Bashen apo Berishen - madje edhe mua - nese eshte e nevojshme per te fituar besueshmeri si gjoja te paanshem, edhe pse Bashen dhe Berishen nuk i kemi armiq! Rrofte helenizmi!)

    Përgjigju
  • Dilema fallco: 09/09/2021 20:32

    Qofte ky vendim i mirefillte i Bashes, qofte skeme e Berishes per te vazhduar kontrollin nga distanca mbi spektrin e djathte te politikes shqiptare, perplasja e sotme Basha-Berisha nuk duhet mbivleresuar dhe nuk duhet pare si clirim i te djathtes. Te zgjedhesh mes Berishes dhe Bashes eshte sikur te zgjedhesh midis Hamza Kastriotit dhe Esad Pash Toptanit. Te dy kane tradhetuar rende interesat kombetare. Te dy duhet te largohen nga skena politike, me gjithe oficeret e tyre politik qe u kane sherbyer udheheqesje ne fjale.

    Përgjigju
  • vladi: 09/09/2021 19:56

    Shum njerez kane qeshur me te ndierin NAMIK HOTI kur thoshte per Berishen...; MALOKU NUK ZBRET NGA KALI PO NUK E VRAVE...Qeshni qeshni por perseri ne parlament do ta keni dhe per PD do te votoi, cdo gje eshte formale....

    Përgjigju
  • ori: 09/09/2021 19:44

    Vetem kur te jet pas hekurave ne Hage ky kriminel mund te shpetoj ky vend

    Përgjigju
  • None: 09/09/2021 19:23

    Po ik ore ik. Ik lere rehat kete popull se e veremose per 30 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve