Largimi i De Biasit, Tifozët: Ishe
i rrallë, vetëm ti na dëgjoje zërin

Largimi i De Biasit, Tifozët: Ishe<br />i rrallë, vetëm ti na dëgjoje zërin
Pas largimit të De Biasit nga Shqipëria, nuk ka munguar edhe reagimi i Tifozëve Kuqezi.
 
Grupimi falenderon trajnerin italian për atë që i dha Shqipërisë në drejtimin e tij.
 
Ata e vlerësojnë De Biasin, si një ndër të rrallët që ka pasur Shqipëria, që u ka dëgjuar zërin.
 
Statusi i plotë
Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falenderim për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend.
 
Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe.
 
Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve .
 
Tifozat Kuq e Zi të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme.
 
Ti ishe njëri prej nesh!
 
Faleminderit Gianni!



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria