Largimi i Ivan Gazidis, Milan zyrtarizon administratorin e ri të deleguar

Largimi i Ivan Gazidis, Milan zyrtarizon administratorin e ri të deleguar

Giorgio Furlani

Milan në Serie A ka njoftuar se Giorgio Furlani do jetë administratori i ri i përgjithshëm i klubit. Largimi i Ivan Gazidis dhe vendi bosh pas 5 dhjetorit kanë bërë që kuqezinjtë me RedBird në krye të zgjedhin drejtuesin e ri. Furlani prej 2018 ka qenë pjesë e klubit si anëtar i Bordit të Drejtorëve, duke qenë pjesë e ngritjes së kuqezinjve.

"Dua të falënderoj ekipin RedBird që më dhanë nderin e madh për të udhëhequr klubin që dua ndërsa ai filloi fazën tjetër të ringritjes. Mezi pres të punoj me kryetarin Scaroni, Paolo Maldini, Stefano Pioli dhe pjesa tjetër të udhëheqjes së klubit: së bashku, e di se mund të arrijmë suksese më të mëdha, brenda dhe jashtë fushës në vitet në vijim", tha Furlani.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën