Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit

Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga goditja e befasishme që morën në mesnatë. Këtë goditje nuk e morën as kur iku princ Wiedi, as kur iku Fan Noli, as kur iku Ahmet Zogu, as kur iku Mithat Frashëri madje as kur iku Fatos Nano.

Këtë herë është më ndryshe, na iku Kiara! Mes lotësh ajo u largua jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe rivalja e saj Olta mbeti brenda. Dramë, dhimbje dhe emocione, pengje ndjenjash që të mbërthejnë zemrën… Shqetësimi nuk është pse iku ajo, por sepse i dashuri i saj Luizi kishte bërë thirrje për të mos ja larguar dhe tani ai rrezikon të pushtohet nga brengat.

Kjo gjëmë ka revoltuar mijëra fansa në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë, pra në gjithë globin. Fansat kanë shumë të drejtë të jenë të revoltuar. Njeriu që gjeti dashurinë mes mikrofonëve dhe kamerave sot e sheh veten jashtë shtëpisë më të famshme duke lënë të vetëm në habitatin e tij: Luanin e shqiptarëve, Luizin!

Hidhërimi dhe trishtimi, pritet që t’ia lerë vendin zemërimit dhe revoltës. Priten prostesta para shtëpisë me slloganet: ”Pa drejtësi nuk ka paqe!”, “Na ktheni Mbretëreshën e Luanit!”, “SPAK, vepro o sot o kurrë!”, “Zgjohu Altin Dumani!”, “Shqiptar, mos rri por duku!”… Dhoma e avokatisë së Shqipërisë pritet të caktojë një ekip me avokatët më të mirë, që shfaqen dendur në ekrane, për të paditur ata dhe ato që nxorrën jashtë shtëpisë të dashurën e luanit dhe për të hetuar dyshimet për një konspiracion.

Fansat mund të bojkotojnë sezonet e ardhshme të Big Brother, derisa të ketë një ndjesë të thellë, të sinqertë dhe të vihet në vend padrejtësia. Në rrjetet sociale po qarkullon një peticion që kërkon rregulla të reja të lojës që të parandalohet përsëritja e kësaj tragjedie në të ardhmen. Largimi i Kiarës është fyerje për çdo votë që i është dhënë asaj. Mirë në zgjedhje, por vota nuk po respektohet as në Reality Show.

Paralelisht është hapur një llogari për të mbledhur 200 mijë euro, dyfishin e asaj që do të marrë fituesi. Grupi i hackerave iranianë ka premtuar se do të hakerojë faqen e Big Brother VIP dhe do t’i zëvendësojë fotot e Oltës me ato të Kiarës. Njerëzit priten të ngrenë çadra dhe nuk do të largohen nga çadra e drejtësisë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Në një përpjekje për të qetësuar situatën qeveria ka ndërmend të shpallë tre ditë zie kombëtare, duke nisur nga nesër, e hënë 27 mars 2023. Flamujt do të ulen në gjysmë shtize dhe qeveria do të ofrojë shami falas për të gjithë fansat e përlotur. Qiri dhe lule do të vendosen në çdo shesh qyteti duke nisur nga sot në orën 20:00. Ata që kanë mbetur në Big Brother duhet të mbajnë një shirit të zi për një javë në nderim dhe si kompensim për largimin e padrejtë të Kiarës.

Me vendim të Ministrisë së Arsimit do të ngrihet një statut i Kiarës pranë çdo universiteti në mënyrë që brezat e ardhshëm të frymëzohen nga dituria, mençuria dhe nga strategjitë e përdorura në lojë. Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë seanca terapie me psikologë për gjithë fansat e traumatizuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shtyjë zgjedhjet e 14 majit në mënyrë që t’u japë kohë shqiptarëve të marrin veten nga kjo gjëmë e madhe.

Tragjedia e mbrëmshme mund të krahasohet me mbytjen e Titanikut, rënien e Perandorisë Romake apo zhdukjen e dinozaurëve! Ndërkohë, mos harroni! Luani është ende brenda! Ai tani do të hakmerret për të gjithë shqiptarët për ta çuar të vërtetën në vend dhe për të bërë drejtësi! Kujdes, Big Brother, këtë herë po vëzhgohesh!

P.S. Sipas njoftimeve më të fundit largimi Kiarës ka demoralizuar edhe trupat ukrainase në front!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 28/03/2023 14:15

    Rastesisht e lexova shkrimin tuaj zoti Dervishi. Jeni shume i sakte ne cdo rrjesht qe kini shkruar, ju lumte

    Përgjigju
  • anna: 27/03/2023 11:13

    I dashur zoti Dervishi ne kushte te tjera te relitetit ndryshe nga i sotmi mbase nuk do reagonim fare dhe nuk do kishim ineters as per ta pare. Por 32 vite jemi ngritur per buken e gojes per papunesine dhe per shume gjera te tjera dikush ne rruge e dikush pa dale ne rruge dhe shume kane marr inatin politik dhe ma e keqja heqja te drejten e nje pune qe mund te kishte nga posti e deri tek fshesa.po reagojme per kete gje qe buke nuk na jep por nuk na merr inat per asgje.

    Përgjigju
  • Enki: 27/03/2023 10:30

    Shum bukur e ke shkruar. Shqipetaret nuk ngrihen per buken e gojes.

    Përgjigju
  • TAku: 27/03/2023 08:06

    hajde hajde imaGJOINONI KU KA IKUR MILKETI DUKE VRARE ROJEN E TOP CHANNEL....A THUA JANE FANSAT E LUIZIT....NA RUJT ZOTI NGA KETA LLESHA...PUPU CA BEHET

    Përgjigju
  • Kiara Tito: 27/03/2023 07:15

    Kam qesh me lot! E paske lene te rrjedhe imagjinaten bravo!

    Përgjigju
    • Eli: 28/03/2023 07:00

      Kiara jam me ty .Të dua shumë dhe mos u shqetëso Luizi do e fitoj për ty

  • koci: 26/03/2023 22:06

    o sa mire sot pa kjaren u lehtesu shpija na e boni ma te bukur spektaklin hahahahahahju hoq laku sot.

    Përgjigju
  • Stela: 26/03/2023 20:00

    Turp te kesh shqiptar i poshter qe nuk mendohesh me gjate. Ik ti njehere pse rri ketu.

    Përgjigju
  • Haaaa.: 26/03/2023 18:40

    E bukur kjo. Dita kiametit ka ardhur,vallahi o burra. U largu Kiara nga Big brother VUP. Haaaa

    Përgjigju
  • Scutari: 26/03/2023 17:50

    Popull tallava!

    Përgjigju
  • Vin: 26/03/2023 16:26

    ahaha e ke qare shkrimin po ku kuptojn kta injorantet qe na rrethojn .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve