Largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës u bë me urdhër të Beogradit? Vuçiç: E pavërtetë! Donin ta bënin prej kohësh, i kam penguar të paktën 20 herë

Largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës u bë me urdhër të Beogradit? Vuçiç: E pavërtetë! Donin ta bënin prej kohësh, i kam penguar të paktën 20 herë

Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mohuar se largimi i Listës Serbe nga institucionet në veri të Kosovës është bërë me urdhër të Beogradit zyrtar. Në fjalën e tij para kombit kujton tensionet e mërparshme duke thënë se serbët kanë dashur prej kohësh të largohen nga institucionet, por kanë qëndruar deri tani për shkak të Vuçiç.  

"Pas 10 vitesh serbët morën vendimin që të largohen nga institucionet e Prishtinës. Edhe më parë, i këshillova të mos e bënin këtë dhe ata më dëgjuan, sepse isha gjithmonë me popullin. Unë i kam penguar të paktën 20 herë. Pastaj erdhi qershori dhe incidenti i parë. Atë natë mund të ketë pasur një gjakderdhje të madhe, të paparë, shqiptarët po e përgatisnin, serbët nuk donin të fshiheshin”, tha ai.

Siç pretendon presidenti serb, në fillim të gushtit kur pati tensione, iu lut serbëve që të lëvizin barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.

“Pas 11 orësh më thanë se do ta bëjnë sepse ia kërkova unë, përndryshe nuk do ta bënin për asgjë tjetër. Shkova në Bruksel në gusht, doja të arrinim diçka, nuk mund t'i lija njerëzit se çmenduria në Prishtinë nuk ka fund. Njëkohësisht e gjithë kjo u përkrah nga dy fuqi të mëdha”, tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të dinë se çfarë është kaluar në dekadat e mëparshme dhe në muajt e mëparshëm.

“Në vitin 1999 praktikisht e humbëm sovranitetin mbi Kosovën dhe në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë. Negociatat i kemi filluar në vitin 2012, 2013. Është e vështirë të krahasohen me ato të vitit 1998 dhe 1999 sepse pasojat ishin më të mëdha. Por që atëherë, këto kanë qenë më të mëdhatë dhe më të vështirat. Me marrëveshjen e Brukselit, kemi blerë 10 vjet paqe. Kemi rritjen më të shpejtë në rajon”, tha Vuçiç.

Vuçiç shpreson që amerikanët të kujdesen për sigurinë në veri.

“Nëse SHBA-të janë mjaft të zgjuara dhe të përgjegjshme, do t’i thonë KFOR-it, UMNIK-ut dhe EULEX-it që të kryejnë punën e policisë në veri, kjo do të kontribuojë për paqen”, deklaroi ai.

Reagimi i Presidentit serb vjen një ditë pasi Lista Serbe u largua nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS -Republika e Kosovës. Lista Serbe është  partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Përveç vendimit për targat, krerët e Listës Serbe kanë kërkuar edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Po ashtu, ditën e sotme u mbajt një protestë nga Lista Serbe për të kundërshtuar vendimin për targat. Nga 1 nëntori, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin, në tri faza, për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.

Plani i qeverisë së Kosovës për targat:

  • Në fazën e parë do të ketë tërheqje vëmendjeje ose e thënë ndryshe masë ‘qortuese’, kjo fazë është parashikuar të jetë mes datave 1 nëntor deri më 21 nëntor.
  • Në fazën e dytë do të ketë gjobë (ende e pa përcaktuar shifra konkrete), kjo fazë është parashikuar të jetë mes datave 21 nëntor deri më 21 janar,.
  • E ndërsa faza finale pritet të jetë ndalimi i të gjitha targave provuese do të ketë targa provuese për dy muaj, pra nga 21 janarideri në 21 prill. Pas datës 21 prill në Republikën e Kosovës nuk do të ketë më targa të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Tensionet në Kosovë, Vuçiç shpreson që KFOR-i dhe EULEX-i do të kryejnë punën e policisë në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të vendosin që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, do të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të gjitha institucionet e këtij vendi.

“Mendoj se diçka e tillë do të kontribuojë në paqe. Nëse amerikanët mendojnë që këtë punë mund ta bëjnë shqiptarët, e diçka e tillë nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vullnetin e popullit, frikësohem se kjo situatë mund të çojë në katastrofë”.

Presidenti i Serbisë ka thënë gjithashtu se shpreson që NATO-ja do të parandalojë ndonjë vendim të mundshëm të Kosovës për dërgimin e njësive speciale në veri.

“Shpresoj se NATO-ja do të ketë mençuri të mjaftueshme për të parandaluar këtë gjë”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë të dielën se është e rëndësishme që Serbia të sillet “me seriozitet dhe me përgjegjësi”.

“Po flasim për ndryshime të mëdha tektonike politike. Pas 10 vjetësh serbët kanë marrë vendim që të largohen nga institucionet e Prishtinës”, ka thënë Vuçiq për Televizionin Pink.

Vuçiç ka thënë, po ashtu, se supozimet që serbët po veprojnë me urdhër të Beogradit, “janë të pakuptimta”./REL

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 06/11/2022 22:48

    Qen besnik i Putinit dhe klikes nacionaliste sllavoruse. Ndryshe mendon,ndyshe flet dhe ben ate per te cilen eshte betuar. Eshte armik i pameshirshem i kombit shqiptar.

    Përgjigju
  • Ops: 06/11/2022 22:40

    Coni Ramazonin ton se i qetson ai, ju jep na nje PPP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër