Largimi i Messit nga Barcelona, presidenti i La Liga: Argjentinasi gaboi që iku, shpresoj të rikthehet

Largimi i Messit nga Barcelona, presidenti i La Liga: Argjentinasi gaboi që iku, shpresoj të rikthehet

Tebas - Messi

Presidenti i La Liga-s në Spanjë, Javier Tebas është shprehur në një bisedë se largimi i Messit nga Barcelona te PSG ka qenë një gabim. Tebas ka theksuar se futbollit në Spanjë do i bënte mirë një rikthim i "Pleshtit" te Barça, teksa pritet të shihet nëse 35 vjeçari do largohet nga francezët verën që vjen, atëherë kur i mbaron edhe kontrata.

“Nuk di të them nëse Messi do të rikthehet te Barcelona për të dhuruar edhe një shfaqje të fundit me katalanasit. Gjithçka varet nga vetë ai, unë shpresoj shumë që të rikthehet. Do të ishte diçka shumë e mirë për futbollin spanjoll, sidomos për skuadrën në të cilën ai u rrit. Mendoj se edhe vetë Messi e di që ishte një gabim “divorci” me Barcelonën. Klubi dhe Messi kishin një marrëdhënie shumë të gjatë dhe të shëndetshme nga e cila përfituan të dyja palët”, u shpreh Tebas.

Drejtimi i Barcelonës nga Xavi dhe ndryshimi i politikave të klubit mund të bëjnë që Leo të vendosë për një rikthim të bujshëm te Barcelona, aty ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit