“OSBE ka një mandat të saj të fokusuar në shtetin ligjor. Disa aktorë politikë e ligjorë kanë shprehur dyshime lidhur me banzën ligjore, të cilat sipas këndvështrimit tonë do të kërkojmë një sqarim. Kjo kërkon kohë dhe për këtë arsye çdo vednim duhet të merret me kujdes e konsensus Është shumë e rëndësishme të shpjegohet baza ligjore cdo hap që ndërmerret përsa i takon përbërjes së KQZ”- tha Wollfarth.
Nga ana e tij ambasdori i BE-se Ettore Sequi tha se po ndjek me vëmendje situatën.
"Qëndrimi i Bashkimit Europian do të bëhet i ditur vetëm pas vendimit që do marrë Kuvendi. Eshtë herët, jemi duke e ndjekur me vëmendje cfarë po ndodh dhe do ta ndjekim edhe sot debatin në Kuvend lidhur me anëtarin e KQZ-së."
Ambasadorët iu përgjigjën interesit të gazetarëve. Deklaratat u bënë pak kohë para se të niste seanca parlamentare ku ishte planifikuar të votohej zëvendësimi i anëtarit të KQZ-së.
(sg/shqiptarja.com)