Largimi i popullsisë nga Kosova
Ban ki Moon: Jemi të shqetësua
Në raportin më të ri mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka shprehur shqetësimin mbi largimin e njerëzve nga Kosova.
Në raportin më të ri mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka shprehur shqetësimin mbi largimin e njerëzve nga Kosova.
Ai ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe qeverisë si dhe ka dhënë një kronologji zhvillimesh për të cilat do të debatojnë dhe japin vlerësimet e tyre anëtarët e Këshillit të Sigurimit më 6 shkurt. Në takimin që do ta kryesojë sipas radhës njëri nga anëtarët e përhershëm i Këshillit të Sigurimit, Kina, Kosovën e përfaqëson zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm, Hashim Thaçi.
“Raportet e daljes së popullsisë nga Kosova gjatë muajve të fundit janë një arsye për shqetësim,” ka thënë Sekretari i Kombeve të Bashkuara. Ai thotë se mirëpret përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të adresuar çështjen e largimit, ndërsa është i inkurajuar edhe nga deklarimi për të përmirësuar gjendjen sociale dhe ekonomike pët të gjithë në Kosovë.
Në raportin që përfshin periudhën nga 16 tetori deri me 15 janar, Seketari Ban thekson se pret nga autoritetet e Kosovës që të adresojnë e sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet vendi.
‘Diversiteti i pasqyruar në përbërjen e qeverisë dëshmon për progresin e arritur dhe kjo përbënë një shtysë të re në përpjekjet për të ndërtuar një Kosovë multi-etnike dhe demokratike,” thekson Ban.
Ndër hapat e tjerë të rëndësishëm të qeverisë dhe Kuvendit, Sekretari Ban përmend miratimin e legjislacionit për krijimin e "gjykatës speciale" si dhe sugjeron vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimin e dispozitave të marrëveshjen e 19 prillit 2013 duke nënvizuar sidomos krijimin e Asociacionit të komunave.
Marrë nga RTKRedaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.5%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2534
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18