Presidenti Ilir Meta është shprehur i keqardhur për largimin e  te rinjve nga Shqipëria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se të rinjve u duhen ofruar më shumë shpresë dhe alternative edukimi e punësimi në vendin tonë.“

"Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.

Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.

Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!

U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.

Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!”, deklaron presidenti Meta.