Reali i Madridit prezantoi sot blerjen e re, mbrojtësin Álvaro Odriozola. Ai u shpreh i lumtur për aventurën e re që do të nisë në Madrid, ndërsa vëmendjen kryesore e mori deklarata e Presidentit Perez, pasi ishte hera e parë që dilte para medieve pas largimit të Ronaldos. Ai nuk e përmendi largimin e portugezit, por deklaroi se Reali do të përforcohet me futbollistë të shkëlqyer duke lënë të nënkuptuar se vera në Madrid do të jetë e nxehtë.
‘Sfida jonë është të ruajmë identitetin. Nuk ka dyshime se do të kërkojmë triumfin e vazhdueshëm. Ky është një ekip madhështor që do të përforcohet me futbollistë të shkëlqyer’ deklaroi Perez. Në merkato janë lakuar disa emra të mëndhenj si Neymar, Mbape, Hazard dhe Kane, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Komento