Ish-deputetja e PD-së, Alban Vokshi, ka komentuar largimin e Besa Shahini, duke thënë se çdo ministre e PS-së për arsimin, sipas saj ka qenë pasqyrë e dështimit të Ramës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se ministrja e re e Arsimit ka dy detyra të rëndësishme deri në prill 2021, të sigurojë testimin e të gjithë mësuesve, shpërblimin e tyre për vështirësinë e punës dhe kushte minimale "Anti- Covid" në shkolla.
Postimi i plotë:
A është më mirë arsimi në vitin e 8-të dhe të fundit të qeverisjes së Edi Ramës?
Demokratë dhe socialistë kanë të njëjtën përgjigje: Jo!
Nuk ka rëndësi si quhet ministrja e Arsimit, Lindita, Besa, Evis. Secila është pasqyrë e dështimit të Edi Ramës me arsimin.
Investimet në arsim janë me pikatore, sepse Edi Rama mashtroi qytetarët.
– Ai jo vetëm mashtroi me financimin prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto në arsim, por e uli çdo vit fondin duke e cuar Shqipërinë në vendin e fundit në rajon.
– Shkollat sot janë më keq, ato jo vetëm nuk i përgjigjen zhvillimit të teknologjisë, por pjesa më e madhe e tyre me infrastrukturë të degraduar. Nuk bëhet fjalë për tabletat, apo laboratorët modernë të premtuar në shkolla që nuk kanë as kushtet më minimale, as ujë të rrjedhshëm.
– Mësuesit janë cdo ditë nën presion politik, drejtuesit e shkollave janë militantë partiakë. Kjo ka ulur ndjeshëm cilësinë në shkolla.
– Siguria në shkolla është ulur. Në to janë fshehur edhe krime monstruoze vetëm për të mos dëmtuar imazhin e qeverisë.
Në 7 muajt e mbetur deri në prill, Ministrja e re e Arsimit, ka 2 detyra në të cilat paraardhëset e saj kanë dështuar:
1-Të sigurojë testimin e të gjithë mësuesve, shpërblimin e tyre për vështirësinë e punës dhe kushte minimale anticovid në shkolla.
2- Të mos i bindet shefit të saj në ikje për të përdorur mësuesit në zgjedhje.
Mësuesit po presin qeverisjen e vendit nga PD për ngritjen reale të pagave të tyre, për një trajtim dinjitoz dhe per arsim cilësor në shkolla dhe universitete.
Lajmi kryesor:
Ministrja e Arsimit zëvendësohet me deputeten Evis Kushi! Rama: Keqardhje për largimin tënd/ Shahini: Jam zhgënjyer, na diskriminuan për shkak të dialektit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
Besa Shahini fytyra e PS. Albania Vokshi fytyra e PDs Fakti flet VETE!!!!!✌
PërgjigjuPo ik moj rruspi ju e mbani kriminelin serb fazlliq kshilltar spécial per siguri kombetare e ju pengon zonja Shahini,ata qe nuk jane ne PD e kuptojne por quditem me ty dhe ato kafshet tjejra ne PD pse heshtin,ti je modeli me i mire i nje idioti qe vetem ne PD dhe serbi e gjen,edhe kur ju Kane deportuar serbia juve si familje ju kane deportuar si bashkepunetor te serbise e jo si atdhetar.
PërgjigjuDoli prap kjo llapa
PërgjigjuIk mi qyrre , 100 here me mire te poshterit e PS se sa ju alienet e PD
PërgjigjuJa pra doli dhe Pamela Anderson e PD -se. Me keto lloj bundrash PD as Momlin nuk.e fiton dot.
PërgjigjuPrap doli kjo mallistja. Gerr verr ben diten, kurse darkave thithje me hunde. Dava baxhelle
Përgjigju