Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama si shkaktarin kryesor tyë largimit të të rinjve nga vendi drejt Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera të Europës.
Në një postim në rrjetin social facebook, Meta shkruan se nuk ikja e të rinjve shqiptarë, nuk ishte faji i Britanisë së Madhe por e vetë kryeministrit Rama.
“Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe Sirinë. Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë; 2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar. Pse të rinjtë shqiptarë ikin nga Shqipëria si nga asnjë vend tjetër i rajonit nuk është faji i Britanisë së Madhe, siç vjell vrer pa fre Rama. Është qeverisja e korruptuar 10 vjeçare e Ramës që ka detyruar rininë shqiptare t'u hipi gomoneve të shpresës. Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit!”- shkruan Meta në postimin e tij.
Ndërkohë kryeministri, Edi Rama në deklaratat e bëra së fundmi edhe në samitin e Berlinit, ka kritikuar Britaninë e Madhe, duke thënë se në vend që të konsideronte fluksin e emigracionit si “pushtim” nga shqiptarët, duhej të bashkëpunonte për të gjetur një zgjidhje.
-
Po do te ikin shqipot,nuk kane si t'ja bejne se jo te gjithe kane kuneter e xhaja e daja qe t'ju /sigurojne/ qindra mijra para' indirekt me tendera e aksione e dhurata,nuk kane pallate qe t'i shesin,nuk kane gurore e investime qe te kene nje te ardhur te dyte dhe mbi te gjitha nuk kane as flori,sidomos nga ai i stampuari i thesarit te shtetit.
Përgjigju -
O mashtrus ik zhduku se sdo me tpa njeri me sy
Përgjigju -
Foli ky Likja shyqyr qe qenka zgju nga gjumi letargjik
Përgjigju -
Mos te kishe bere ti kaq shum krimi dhe vjedhje ne shqiperi ajo kishte qene me e mire
Përgjigju -
Po ik o meta bej shurren naj cep
Përgjigju -
So mundet k person te mbroje ato shprejhje rraciste qe u than ate dite dhe do te beht kryeminister ky ky eshte anslti shqipetar
Përgjigju -
Ore vec kta karat ton kam pa qe dun me i nxjerr bojen venit te vet kur edhe britaniket e pohojn qe esht faji i politikes se deshtuar e jo emigranteve
Përgjigju -
Po pse m pler ne kohen tuaj ska pas emigrim e? Akoma me ne mase madje, skeni ftyr dhe dilni flisni ktu
Përgjigju -
Aman mo kur flet e ky plera
Përgjigju











Komente
Komento