Largimi nga Inter dhe rasti i humbur me Barcelonën, Kristjan Asllani: Për 4 ditë s'vura gjumë në sy

Largimi nga Inter dhe rasti i humbur me Barcelonën, Kristjan Asllani: Për 4 ditë s'vura gjumë në sy

Kristjan Asllani

Mesfushori shqiptar i Inter, Kristjan Asllani ka folur për aventurën te Inter dhe lajmet për një largim në huazim në janar, duke i quajtur si të rreme. 20 vjeçari pranon se luan në një ekip me kampionë të mëdhenj dhe se vendi si titullar është i vështirë. Mesfushori i kombëtares shqiptare tregon për "La Gazzetta dello Sport" edhe për rastin e humbur me Barcelonën në Champions League.

"Përvoja te Inter - Duhet të përmirësohem, po luaj në një mesfushë me shumë kampionë, nuk ka asgjë të çuditshme. Jam i lumtur kur luaj dhe gjithashtu për të mësuar. Marcelo Brozoviç dhe Hakan Çalhanoglu i konsideroj dy mjeshtra.

Largimi nga zikaltërit - Janë lajme të rreme për sa i përket largimit. Jam i lumtur që jam këtu dhe dua të qëndroj te Interi. E bëra këtë zgjedhje dhe do ta bëja përsëri. Të gjithë më kanë pritur ngrohtësisht këtu. D’Ambrozio është unik, është njeriu që transmeton ‘Interizmin’ nga një brez në tjetrin. Ai vazhdon të më thotë se emri në pjesën e pasme të fanellës nuk është i rëndësishëm, rëndësi ka stema që kemi në gjoks. Një ditë do të doja të isha si ai", tregoi fillimisht numri 14-të.

Më pas djaloshi nga Elbasani u ndal edhe në rastin e humbur kundër Barcelonës në Champions League, duke treguar se katër ditë pas atij momenti nuk ka fjetur.

"Rasti i humbur në sfidën ndaj Barcelonës - Nëse nuk e kujtoj, vjen dikush që ma rikujton. Kur eci në rrugë, gjithmonë dikush e përmend atë rast dhe është pak e bezdisshme. Nuk kam fjetur prej 4 ditësh. Kaloja netët duke riparë pamjet e atij aksioni dhe e kam të ngulitur në mendje. Doja që të pasoja te Mkhitaryan. Mbajtja e topit ishte shumë e gjatë dhe në atë pikë nuk kishte më hapësira për të pasuar. Mendova të shënoj gol, por shkoi shumë keq. Isha i shkatërruar në ato momente, por të gjithë më ngushëlluan", tha Asllani mes të tjerash.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim