‘Largimi nga Paris SG këtë verë ishte hapi logjik’, Mbappe: Ardhja e Messi-t nuk ka ndikim, doja vetëm shtrëngim duarsh

‘Largimi nga Paris SG këtë verë ishte hapi logjik’, Mbappe: Ardhja e Messi-t nuk ka ndikim, doja vetëm shtrëngim duarsh

Dëshira e Kylian Mbappe për t’u larguar nga Paris SG nuk është më aspak një sekret, ndërsa vetë futbollisti ka folur së fundmi për këtë detaj, duke dalë hapur se dëshiron t’I bashkohet Real Madrid. Diçka të tillë e tentoi që në merkaton e kësaj vere.

“Kur flas për lamtumirë, po flas për ofertën e Real Madridit. Mendova se koha ime te PSG kishte mbaruar. Largimi do të ishte hapi logjik i ardhshëm. Nuk kishte klube të tjera në kokën time: Unë jam i dhënë pas Parisit dhe, nëse do të isha larguar, do ta kisha bërë vetëm për Realin,”-thotë Mbappe për “L’Equipe”.

Negociatat për rinovimin janë në një ngërç, që nuk ka gjasa të lirohen: “Unë qëndrova te PSG dhe jam i kënaqur me këtë, por jemi shumë larg nga nënshkrimi i një kontrate të re dhe qëndrimit tim, sepse doja të largohesha këtë verë. Sa i përket situatës sime, ka dy muaj që nuk po diskutoj rinovimin, meqë thashë se doja të largohesha”.

As ardhja e Messit nuk i ndryshoi planet e Mbappe, i vendosur për t’u përfshirë diku tjetër, me një sfidë të re: “Ideja ime ishte gjithmonë e njëjtë, edhe me ardhjen e Messit. Ai është i mrekullueshëm dhe të luash me të është një privilegj, por nuk marr vendime bazuar në impulse të papritura. Tashmë e kisha bërë zgjedhjen time prej disa kohësh. Para Kampionatit Evropian i thashë PSG-së se nuk dua të rinovoj, pas këtij kompeticioni i thashë se do të largohesha. Doja që gjithçka të përfundonte me një shtrëngim duarsh mes meje, PSG-së dhe klubit blerës”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë