Largohet lideri i opozitës së Venezuelës, kërkon azil në Spanjë

Largohet lideri i opozitës së Venezuelës, kërkon azil në Spanjë

Edmundo González

Qeveria e Venezuelës ka thënë se kandidati presidencial i opozitës, Edmundo González është larguar nga vendi, duke kërkuar azil në Spanjë.

González ishte fshehur, ndërsa një urdhër arresti u lëshua pasi opozita kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të korrikut, në të cilat Këshilli Kombëtar Zgjedhor (CNE) i kontrolluar nga qeveria shpalli fitues Nicolás Maduro.

Sipas BBC, zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha në një postim në mediat sociale se pasi kërkoi “vullnetarisht” strehim në ambasadën spanjolle në Karakas disa ditë më parë, Gonzalez i kërkoi qeverisë spanjolle azil politik.

Ajo shtoi se Karakasi kishte rënë dakord për kalimin e tij të sigurt dhe se ai ishte larguar. Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, José Manuel Albares tha se González ishte nisur nga vendi me kërkesën e tij dhe me një aeroplan të Forcave Ajrore Spanjolle.

Një avokat i zotit González konfirmoi se ai ishte larguar nga vendi për në Spanjë, por nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm.

Ndërsa, ai është larguar, forcat e sigurisë në Venezuelë kanë rrethuar ambasadën e Argjentinës në kryeqytetin Karakas. Gjashtë kundërshtarë politikë të presidentit Maduro janë strehuar atje. Ministria e Jashtme e vendit pretendoi se brenda saj po komplotoheshin akte terroriste.

Venezuela ka qenë në një krizë politike që kur autoritetet shpallën presidentin Maduro fitues të zgjedhjeve të 28 korrikut. Opozita pretendoi se kishte prova që González kishte fituar me një diferencë të rehatshme, dhe ngarkoi votime të detajuara në internet, të cilat sugjeronin se González mundi Maduro në mënyrë bindëse.

Një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe disa vende të Amerikës Latine, kanë refuzuar të njohin presidentin Maduro si fitues pa publikuar të dhënat e detajuara të votimit nga Karakasi.

Qeveria e Presidentit Maduro ka arrestuar më shumë se 2,400 njerëz që nga zgjedhjet, duke krijuar atë që OKB e ka quajtur “një klimë frike”.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dy ministrat e rinj, Vengu e Malaj në Asamblenë e PS-së

VIDEOLAJM/ Dy ministrat e rinj, Vengu e Malaj në Asamblenë e PS-së