PS mbledh sot Asamblenë në Durrës, do votohet Kryesia dhe Sekretariati! Rama: Nisim punën për skuadrën e re për Shqipërinë 2030 (AXHENDA)

PS mbledh sot Asamblenë në Durrës, do votohet Kryesia dhe Sekretariati! Rama: Nisim punën për skuadrën e re për Shqipërinë 2030 (AXHENDA)

Salla ku do zhvillohen punimet e Asamblesë së PS në Durrës

DURRËS- Partia Socialiste mbledh sot në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Rama ka ndarë në Facebook një foto nga salla ku do të zhvillohen punimet e Asamblesë, ndërsa krahas saj shkruan se PS do nisë punën edhe për skuadrën e re përfaqësuese për Shqipërinë 2030.

"Sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030", shkruan Rama. 

Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.

Tashmë jemi në një vit zgjedhor dhe partia që ka mazhorancën në parlament ka filluar të ndez motorët e cila do i paraprijë fushatës zgjedhore.

Kujtojmë këtu se një javë më parë, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryeministri Rama mblodhi kabinetin e ministrave në rezidencën qeveritare në Dajt, mbledhja e cila nuk pati shumë detaje.

Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.

AXHENDA
1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.
2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
3. Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
4. Të ndryshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:02
Sot Asambleja e PS, Rama ndan foto nga salla ku do zhvillohen punimet: Nisim punën për skuadrën e re për Shqipërinë 2030

1725775582_asamblejaeps.jpg

Salla ku do zhvillohen punimet për Asamblenë e PS

Kryesocialsiti Edi Rama ka ndarë një foto nga salla ku do të zhvillohen punimet e Asamblesë së PS ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Krahas fotos, Rama shkruan se do të zgjedhin ekipin drejtues të PS dhe do nisin punën për skuadrën e re përfaqësuese të partisë për Shqipërinë 2030.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të partisë socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia: 08/09/2024 09:07

    Kushedi sa debate konstruktive do ketë. Do flasi kryetari, do duartrokasin, e te gjithë share ne rrjetet sociale. Mbaroi mbledhja...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Largohet lideri i opozitës së Venezuelës, kërkon azil në Spanjë

Largohet lideri i opozitës së Venezuelës, kërkon azil në Spanjë